LAJMI I FUNDIT:

CR7 thyen mallkimin e Gironas duke shënuar poker në fitoren e Realit

CR7 thyen mallkimin e Gironas duke shënuar poker në fitoren e Realit
Cristiano Ronaldo gjatë një tentimi për t'i shënuar Gironas (Foto: Getty Images)

Girona si një klub katalunas, me faktin se kishte fituar 2-1 në ndeshjen e parë dhe se ajo bënte pjesën në grupin e pak skuadrave që Cristiano Ronaldo nuk i ka shënuar kurrë në La Liga, erdhi në Santiago Bernabeu e motivuar, por doli kokulur.

Real Madridi fitoi ndaj tyre me rezultat 6-3 në një ndeshje shumë të bukur.

Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga
Lexo po ashtu Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga

Reali e filloi me golin e Cristiano Ronalos në minutën e 11-të, por rezultati u barazua nga Chrisian Stuani në minutën e 29-të.


Festa e Ronaldos pasi i shënoi Gironas për herë të parë (Foto: Real Madrid C.F./Twitter)

Pas CR7 hapi llogarinë e tij në portën e Gironas, ai shënoi edhe dy herë në fillimin 45 minutave të dytë (47′, 64′).

Portugezi asistoi edhe te goli i Lucas në minutën e 59-të, por që ndeshja të mos bëhej monotone në skenë doli edhe një herë Sutani me një gol në minutën 67-të.

Mateo Kovacic në tentim për të kaluar Borja Garcian (Foto: Getty Images)

Kur të gjithë menduan se nuk do të kishte gola në Bernabeu, ishin Gareth Bale për vendasit (86′) dhe Juanpe për mysafirët (88′) që shënuan për të bërë një fund më dramatik.

Mos të harrojmë, Ronaldo shënoi edhe në kohën shtesë për të kompletuar pokerin. Por, duke parë formën e tij, golat janë të pritur, qofshin edhe në sekondat e fundit.

Borja Garcia i ndjekur nga Dani Carvajal (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë me 60 pikë (një më shumë se Valencia dhe katër më pak se Atletico), kurse Girona renditet në vendin e shtatë me 42 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Las Palmas, ndërsa Girona do të përballet me Levanten. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5F2Xjt3loe4

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori