LAJMI I FUNDIT:

CR7 sot do të ishte lojtar i Juves, i kaloi edhe testet mjekësore – mësoni pse dështoi transferimi

CR7 sot do të ishte lojtar i Juves, i kaloi edhe testet mjekësore – mësoni pse dështoi transferimi

Cristiano Ronaldo sot mund të ishte një futbollist i Juventusit dhe mund të kishte shkruar historinë me këtë skuadër. Por, për fatin e keq të të gjithë tifozëve të Zonjës së Vjetër nuk ishte e thënë që të ndodhte kështu.

Kjo prapaskenë mjaft interesante u zbulua nga ish-trajneri i Napolit, Gianni Di Marzio, transmeton SuperSport. Ky i fundit në sezonin 2001-2002 punonte si vëzhgues talentesh te klubi bardhezi dhe ishte gati të transferonte portugezin në Torino, i cili në atë periudhë luante te Sporting Lisbona dhe ishte vetëm 18 vjeç.

Gianni Di Marzio, i cili aktualisht punon si këshillues talentesh te Palermo, në një intervistë ka bërë të ditur se në atë periudhë ndoqi një takim mes Sportingut ndaj Belenenses, pikërisht për të vëzhguar nga afër 30-vjeçarin.


Në përfundim të asaj sfide, Di Marzio foli personalisht me futbollistin, por edhe me nënën e tij, ndërsa të nesërmen Ronaldo udhëtoi drejt Torinos duke kaluar edhe vizitat mjekësore me Juven.

Mirëpo, për fatin e keq të bardhezinjve ai operacion merkatoje nuk u mbyll me sukses, edhe për faktin se Marcelo Salas (në atë kohë një lojtar i Juves, por në fundin e karrierës) nuk pranoi të transferohej në Portugali si pjesë e marrëveshjes që do ta çonte Ronaldon në Torino.

Në këtë mënyrë, në garë ndërhyri Manchester Unitedi që derdhi në arkat e Sportingut shumën prej 17.5 milionë eurove duke bërë të vetin një nga talentet më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Luajti 20 ndeshje si titullar këtë sezon, por pritet të largohet falas nga Barcelona

Luajti 20 ndeshje si titullar këtë sezon, por pritet të largohet falas nga Barcelona

Kalo në kategori