LAJMI I FUNDIT:

CR7 në krye të formacionit të javës

CR7 në krye të formacionit të javës

Befasia e javës së 27-të në La Liga ishte humbja e Barcelonës nga Valladolidi (1-0) duke bërë që Blaugranët të zhvendoseshin në pozitën e tretë në tabelë me katër pikë prapa Real Madridit.

Los Blancos përfaqësohen me tre lojtarë në njëmbëdhjetëshin e javës falë performancës së tyre në triumfin prej 3-0 kundër Levantes.

Atletico Madridi fitoi në udhëtim (2-0) te Celta Vigo, ndërsa derbi ndërmjet Valencias dhe Athletic Bilbaos u mbyll baras, 1-1.

Sevilla mposhti Almerian (3-1) në udhëtim, kurse Sociedadi pësoi në shtëpi (2-3) nga Rayo Vallecano.


Formacioni i La Ligas në javën e 27-të (3-4-3):

Portier: Willy Caballero (Malaga).

Mbrojtës: Jeremy Mathieu (Valencia), Damien Perquis (Betis), Marcelo (Real Madrid).

Mesfushorë: David Lopez (Espanyol), Fran Rico (Granada), Luka Modric (Real Madrid), Ruben Rochina (Rayo Vallecano).

Sulmues: Ruben Castro (Betis), Kevin Gameiro (Sevilla), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

/Telegrafi/