LAJMI I FUNDIT:

CR7: E kam kërkuar këtë trofe për një kohë të gjatë

CR7: E kam kërkuar këtë trofe për një kohë të gjatë

Lotët e Cristiano Ronaldos, që u panë edhe herë të tjera, do të jenë imazh i rezistencës në finalen e “Euro 2016”. Në finalen e së dielës mbrëma në Paris, në të cilën Portugalia mposhti Francën 1:0 pas vazhdimeve, Ronaldo qau dy herë.

Herën e parë qau nga dëshpërimi kur u detyrua të lërë fushën në minutën e 24-t shkaku i lëndimit, kurse herën e dytë lotët e Ronaldos ishin të gëzimit. Ylli portugez arriti që në moshën 31-vjeçare të ngrejë trofeun e parë për Portugalinë, raporton DW.

Lexo më shumëDhjetë futbollistët më të paguar në botë (Foto)


Kjo nuk ishte finalja e parë e Portugalisë në evropian e as lotët e parë të Ronaldos. Portugezi edhe para 12 vjetësh kishte qarë. Atëbotë ishte 19 vjeç dhe nuk përballoi humbjen në finalen e “Euro 2004” nga Greqia, përcjell Koha Ditore.

Portugalia që ishte organizatore e këtij evropiani u mposht 1:0 në Lisbonë. Për Ronaldon “Euro 2016” shihej si mundësia e fundit për të fituar ndonjë trofe me Portugalinë. Ai me Portugalinë ka debutuar në vitin 2003 dhe deri më tash ka shënuar 61 gola në 133 paraqitje.

“Jam shumë i lumtur. E kam kërkuar këtë trofe për një kohë shumë të gjatë, prej vitit 2004. E pata lutur Zotin edhe për një rast tjetër, pasi e kemi merituar. Kësaj here isha i pafat për shkak se u lëndova, por edhe pse nuk isha në fushë kam besuar në këta lojtarë”, ka thënë Ronaldo, duke shtuar se tashmë ka harruar dëshpërimin e vitit 2004.\

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori