Reperi shqiptar, Cozman, është në prag të lansimit të projektit të ri.

Cozy tashmë besohet se e ka përfunduar projektin më të ri të titulluar “Yamborghini”.


Dhe me këtë rast, ai ka pozuar në veturën e llojit Lamborghini, që pritet të jetë edhe simbolikë e këtij projekti ritmik.

Kënga është punuar nga Kico dhe klipi nga Entermedia.

Mbetet të shihet çka do të sjellë Cozman pas duetit të suksesshëm me Skivin, “Shoqnia”. /Telegrafi/