Me rënien e numrit të rasteve me COVID-19, Turqia gradualisht do të heqë kufizimet duke filluar të hënën, sipas një njoftimi zyrtar.
Ministria e Brendshme përmes një deklarate njoftoi se normalizimi gradual do të fillojë në orën 5:00 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën dhe do të përfundojë në të njëjtën kohë më 1 qershor.
Brenda kësaj periudhe, gjatë ditëve të javës do të ketë orë policore natën nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit, ndërsa fundjavat do të jenë nën bllokim të plotë, tha ministria.
Gjatë kësaj periudhe, udhëtimet midis qyteteve do të lejohen jashtë ditëve dhe orëve policore.
Nuk do të ketë kufizime të veçanta për njerëzit 65 vjeç e më lart që kanë marrë dy dozat e vaksinës COVID-19 ose ata nën 18 vjeç.
Restorantet, qendrat tregtare dhe sallat e dasmave
Kafenetë dhe restorantet do të ofrojnë shërbime të shpërndarjes së ushqimit dhe “merr dhe shko” vetëm gjatë ditëve të javës nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, dhe gjatë fundjavave, shërbim të dorëzimit vetëm nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 24:00.
Qendrat tregtare do të jenë në gjendje të veprojnë nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 gjatë ditëve të javës dhe do të mbyllen gjatë fundjavave.
Sallat e dasmave, qendrat sportive dhe sallat e lojërave do të mbeten të mbyllura.
Njoftimi erdhi ndërsa bllokimi 17-ditor i Turqisë është vendosur të përfundojë të hënën në 5:00 të mëngjesittransmeton Anadolu Agency.
Turqia deri më tani ka regjistruar 44.537 vdekje nga COVID-19, ndërsa mbi 4,9 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja. Në vend janë regjistruar mbi 5 milionë raste të konfirmuara.
Turqia ka administruar mbi 25,7 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv në mes të janarit, sipas shifrave zyrtare.
Më shumë se 14,9 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, dhe mbi 10,8 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve