Diego Costa pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Atletico Madridi.

Los Cholchoneros ishin të gatshme që ta shesin sulmuesin spanjoll në këtë verë që shkoi, mirëpo nuk pranuar oferta të larat.


Sipas asaj që raporton AS, klubi nga Katari, Al Rayyan dëshiron ta transferojë 30-vjeçarin qysh në janar.

Diego Costa Diego Costa (Foto: Getty Images/Guliver)

Costa kishte kërkuar nga Atletico në fund të sezonit të kaluar që t’i ofronin 25 milionë euro pagë që të qëndronte në klub, mirëpo kërkesa i ishte refuzuar.

Kjo ka bërë që spanjolli të acarohet dhe ta kërkojë largimin nga Wanda Metropolitano dhe tani duket se është shumë afër.

Al Rayyan është e gatshme që t’i ofrojë sulmuesit kontrovers një pagë rreth 20 milionë euro vetëm që të transferohet në Katar. /Telegrafi/

telegrafi sport app