Anësori i Juventusit, Douglas Costa, ka thënë se Roma është ekip e madhe dhe duhet të kenë kujdes. 

Giallorossët kanë pësuar humbje të mërkurën nga Torino duke u eliminuar nga Kupa, po braziliani thotë se kjo nuk është asgjë.


“Janë një ekip e madhe dhe ne kemi respekt të madh për ta”.

“Është e vërtet që ata kanë pësuar humbje në Kupën e Italisë, por të shtunën do të jetë një ndeshje tjetër”.

“Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe e kemi kualitetin ta bëjmë këtë”.

Futbollisti që është në huazim nga Bayern Munich ka folur edhe për adaptimin e tij në Serie A.

“Jam rritur shumë në fazën mbrojtëse dhe atë taktike. Serie A është tjetyër kampionat nga ai i Budesligës”, ka thënë Costa.  /Telegrafi/

telegrafi sport app