Me gjurmët e virusit përgjegjës për COVID-19 të gjetura në ujërat e zeza, shkencëtarët po studiojnë nëse ekziston rreziku që ai të përhapet në plazhe dhe lumenj këtë verë.
Lidhur me atë se si mund të zhvillohet virusi në një mjedis detar, France24 ka hedhur një vështrim më të afërt në këtë episod të Down to Earth, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, sipas këtij mediumi, mikrobiologu Laurent Moulin dhe ekipi i tij në autoritetin publik francez të ujit Eau De Paris kanë studiuar viruse të transmetuara nga uji për më shumë se një dekadë.
Kështu që kur shpërthimi i COVID-19 filloi në fillim të këtij viti ata vendosën të gjurmojnë virusin, i njohur si SARS-CoV-2, në qendrat e trajtimit të ujërave të ndotura.
Moulin pranon se disa njerëz mund ta marrin me habi faktin që një virus i frymëmarrjes është identifikuar në feces, por në fakt gjurmët shpesh gjenden përpara se pacientët të kenë simptoma.
Hulumtimi i ekipit zbuloi se sasia e virusit të pranishëm në ujërat e zeza lidhet me numrin e njerëzve që paraqiteshin me COVID-19 në atë zonë gjeografike.
“Këto të dhëna janë të dobishme për autoritetet shëndetësore sepse i lejojnë ata të marrin vendime. Në rastin e një valë të dytë hipotetike, do të bënte të mundur zbulimin e një numri të pacientëve, numrin e njerëzve të sëmurë dhe më pas monitorimin e një shpërthim i epidemisë”, shpjegon Moulin.
Këto gjetje kanë bërë që shkencëtarët e tjerë të hetojnë nëse virusi mund të jetë përhapur më gjerësisht në mjedisin natyror, veçanërisht përgjatë bregdetit.
Në të kaluarën, viruse të tjerë, siç janë ata që janë përgjegjës për gastroenteritin, kanë anashkaluar ambientet e trajtimit dhe infektuar plazhet e tëra.
Dhe sipas shkrimit të France24, përcjell Telegrafi, mënyra më e mirë për të matur përqendrimet e virusit SARS-CoV-2 në det është me butak.
Kështu që, Soizick Le Guyader, një virolog me Institutin Francez të Kërkimit për Shfrytëzimin e Detit, po kryen teste të rregullta në midhje deti në 24 vende në Francë.
Ato thuhet se veprojnë si një filtër, duke përfshirë ndotjen që mund të jetë e pranishme në ujërat e detit.
Për momentin tre grupe të mostrave kanë qenë negative, që do të thotë se nuk ka shenja të virusit dhe është e sigurt të notosh.
Por Le Guyader paralajmëron: “Ajo që është e rëndësishme tani është të shohim se si bllokimi i lehtësimit ndikon në përhapjen e virusit, veçanërisht me ardhjen e verës dhe njerëzit që shkojnë në bregdet. Prandaj, le të qëndrojmë vigjilent”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame