Për 6 persona nevojiten: 450 g mish i grirë viçi ▪ 300 g rriska të gjera mishi ▪ 3 karota të prera në katrorë ▪ 2 rrënjë majdanoz të prerë në rrathë ▪ 2 degëza selinoje ▪ 1 qepë ▪ 2 thelpinj hudhre ▪ 550 g domate të konservuara të prera në katrorë ▪ 250 g djathë mocarela ▪ 1 litër supë pule ▪ 60 fletë borziloku ▪ vaj ulliri, krip dhe piperPërgatitja:

Në një tenxhere ngrohni pak vaj ulliri në temperaturë mesatare dhe shkurt marinoni qepen e grirë, karotën, rrënjët e majdanozit dhe selinon.


Pastaj shtoni mishin e grirë, fërgoni edhe dhjetë minuta, dhe përzieni domaten e grirë, hudhrën dhe supën.

Hidhni kripë dhe piper, zieni 5-7 minuta, pastaj shtoni rriskat e thërrmuara dhe lini që të vlojnë 15-20 minuta në temperaturë mesatare.

Para se t’i servirni shtoni djathin mocarelë të prerë në katrorë, hidhni borzilokun e grirë dhe servireni derisa është e ngrohtë, transmeton Telegrafi.