Stuhia që goditi sot Novi Sadin shkaktoi sërish dëme ndërsa dy të rinj për pak sa nuk humbën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Stevana Mokranjca”, raporton N1.


Në videon e regjistruar nga një veturë aty pranë, shihet se si djemtë që po kalonin mes pallateve shmangin betonin që u shemb në momentet e fundit.

Një rrebesh i shoqëruar me breshër ra në qytetin serb pak para orës 15:00.

Në stuhinë që goditi shtetin serb më 21 korrik, më së shumti pësoi Novi Sadi.

Kujtojmë se erërat e stuhishme shkaktuan vdekjen e një djali 12-vjeçar ndërsa shkatërroi edhe disa shtëpi. /Telegrafi/