LAJMI I FUNDIT:

Conte i pafajshëm për akuzat e trukimeve

Conte i pafajshëm për akuzat e trukimeve

Më në fund, pas vitesh të tëra hetimi e zvarritjesh, ka marrë fund gjyqi ndaj Antonio Contes.

Trajneri i Italisë është shpallur i pafajshëm, pasi nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohej.

Prokurori i Kremonës, Roberto di Martino, kishte kërkuar 6 muaj dënim me kush për Conten, i cili kishte dhënë “aprovimin” e tij për trukimin e ndeshjes Albinolefe-Siena, më 29 maj 2011.


Lajmi ka qetësuar më në fund trajnerin e ardhshëm të Chelseat, i cili ka shkruar në Facebook: “Më në fund merr fund një histori e shëmtuar”.

“Falënderoj familjen time dhe të gjithë ata që kanë besuar te ndershmëria ime, sepse jam një njeri i sportit dhe suksesin e arrij vetëm me sakrificë dhe përkushtim total”.