Pasditja e të shtunës solli humbjen e katër të Chelseat në këtë sezon, në Ligën Premier, teksa u mposht 1-0 nga West Ham.

Trajneri Antonio Conte u shpreh mjaft i zhgënjyer për këtë rezultat dhe pranoi se mbrojtja e titullit është tashmë e pamundur.


“Kjo ishte humbja jonë e katër në 16 ndeshje dhe eksperienca na ka mësuar se nuk mund të fitohet titulli nëse ti humb më tepër sesa një ose dy takime në javët e para. Duket qartë që misioni për mbrojtjen e titullit është tashmë i dështuar, por ne do të tentojmë deri në fund të qëndrojmë pranë kryesuesve”, tha italiani.

Ndonëse nuk e thotë hapur se pret përforcime në janar, Antonio Conte lë të kuptohet pikërisht këtë gjë, taksa kalon topin te drejtuesit e skuadrës. Sipas italianit, fjalën e fundit për tregun e transferimeve do ta thonë ata dhe tani vendimi është marrë.

“Nuk mund të them asgjë për tregun, sepse është mirë të pyeten drejtuesit e klubit. Ata e dinë mendimin tim dhe e kanë marrë edhe vendimin e tyre, ndaj nuk besoj se ka rëndësi ta them hapur tani”, tha trajneri i Chelseat. /SS/

telegrafi sport app