LAJMI I FUNDIT:

Conte kritikon bordin e klubit të Chelseat

Conte kritikon bordin e klubit të Chelseat

Antonio Conte po ia vështirëson vetes punës në zgjatjen e kontratës me klubin e Chelseat.

Trajneri italian ka kritikuar menaxhmentin e bordit të klubit duke thënë se ata dyshojnë në suksesin e strategut dhe ambiciet.


Ish-futbollisti i Juventusit ka folur para takimit të së nesërm me Manchester Cityn, ku Chelsea është mysafirë i liderit aktual të Ligës Premier.

“Kam ambicie të madhe, por nuk kam para për të shpenzuar”, shkruan Independent të ketë thënë 48-vjeçari.

“Klubi i di shumë mirë ambiciet dhe idenë time. Kjo është e qartë. Kur të vendosni të punoni me trajner të tillë, duhet ta kuptoni se merrni një trajner me ambicie të madhe. Jo dështak, por fitues”, ka shtuar ai.

Kohët e fundit italiani është në qendër të kritikave pas rezultateve të dobëta në kampionatin elitar anglez pas një sezoni të kaluar kur u shpallën kampion.

Ndryshe, Chelsea zë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 53 pikë, e cila gjë për momentin e lë jashtë kualifikimit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori