LAJMI I FUNDIT:

Conte: Ia heq kapelën Shakhtarit, do të gëzohesha nëse Interi e fiton trofeun

Conte: Ia heq kapelën Shakhtarit, do të gëzohesha nëse Interi e fiton trofeun
(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij do ta respektojë Shakhtar Donetskun në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por do të dëshmojë se jo rastësisht ka arritur deri këtu.

Nerazzurrët do të luajnë kundër ukrainasve të hënën mbrëma në Dusseldorf, ndërsa fituesi do të përballet me Sevillan në finale.

“Shakhtari është një skuadër me plot talente dhe ka treguar ndër vite se mund t’i ndryshojnë trajnerët ose lojtarët, por gjithmonë rindërtohen dhe qëndrojnë në nivel shumë të lartë”.


(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Ua heq kapelën atyre dhe drejtorëve të tyre që kanë qenë në gjendje të gjejnë vazhdimisht talentë. Mendoj se Shakhtari luan me forcën e vet, duke lëvizur nga presioni në mbrojtje dhe duke u përpjekur të kundërsulmojë. Kanë identitetin e vet shumë të qartë”.

Conte: Interi dëshiron të shkojë deri në fund
Lexo po ashtu Conte: Interi dëshiron të shkojë deri në fund

“Ne jemi një skuadër që është përpjekur të vazhdojë rrugën pa i shikuar të tjerët. I kemi respektuar të gjitha garat ku kemi marrë pjesë, prandaj objektivi mbetet që të vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Do të gëzohesha për klubin nëse Interi arrin ta fitojë trofeun. Nuk mendoj për suksesin tim personal, por për klubin që më angazhon ta kryej punën”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori