Antonio Conte dhe lojtarët e Interit refuzuan të flasin para mediave pas barazimit 1-1 me Cagliarin.

Nerazzurrët nuk arritën ta fitojnë ndeshjen ndaj Cagliarit edhe përkundër epërsisë së dhënë nga Lautaro Martinez, pasi Radja Nainggolan barazoi shifrat.


Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Interin, i cili mbetet tri pikë pas Juventusit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Martinez u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari pas një kundërshtari, duke i bërtitur në fytyrë gjyqtarit.

Argjentinasin tani mund të presë një dënim prej dy ose tre ndeshjeve, veçanërisht pasi ai vazhdoi protestat e tij të furishme kur përfundimisht u largua nga fusha.

Conte dhe anëtarët e stafit të Interit gjithashtu ndoqën gjyqtarët e ndeshjes pas bilbilit përfundimtar dhe pati skena të zjarrta mes tyre.

Pas ndeshjes, as trajneri dhe as lojtarët e Interit nuk kanë pranuar të flasin për media. /Telegrafi/

Inter vs Cagliari 2 Reagimi i Lautaros pas ndëshkimit me të kuq (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app