LAJMI I FUNDIT:

Conte: Barcelona nuk e dëshironte Interin në grup

Conte: Barcelona nuk e dëshironte Interin në grup

Antonio Conte ka thënë se Barcelona nuk do të jetë e lumtur që do të përballet me Interi në Ligën e kampionëve.

Nerazzurët dhe Blaugranasit do të jenë në të njëjtin grup në këtë edicion të garës më të madhe për klube në Evropë.

Skuadra italiane kishte humbur 2-0 në Camp Nou në sezonin e kaluar, derisa në shtëpi kishin mbetur 1-1, e që do të jetë një përballje interesante.


Conte ka thënë se ata do të jenë kundërshtar i vështirë për kampionin e La Liga-së, që shihen si favorit në letër.

“Ne duam t’i bëjmë krenar tifozët tanë, duke luajtur një futboll që do t’i kënaq edhe ata, me at që mund ta identifikojnë vetën”, ka thënë italiani para përballjes me Barcelonën.

“Është e vështirë t’i caktosh objektivat, atëherë do t’i shohim gjatë rrugës. E rëndësishmja është që ne do t’i japim 110 për qind në çdo takim”.

Rikthehet Liga e Kampionëve: 32 klubet, mënyra e kualifikimit, të arriturat, formacionet, trajnerët, lojtarët dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Rikthehet Liga e Kampionëve: 32 klubet, mënyra e kualifikimit, të arriturat, formacionet, trajnerët, lojtarët dhe gjithçka tjetër

“Barcelona ndoshta nuk do ta pëlqej përballjen me ne, mirëpo që unë them se do të ketë shumë befasi në grupin tonë dhe do të jetë një paraqitje e mirë nga ne”, ka shtuar më tej Conte.

Interi ka bërë disa transferime në këtë verë si ajo e Romelu Lukakut, Alexis Sanchez, Nicolo Barella, Stefano Sensi dhe Diego Godin, e që do t’u japin shpresë që të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori