Ministri i Integrimeve Evropiane të Kosovës, Bekim Çollaku, në një intervistë për Gazetën Express, ka theksuar se kriteri i luftimit të korrupsionit për liberalizimin e vizave është plotësuar nga Kosova.
Ai tani thotë se demarkacioni është kushti i fundit dhe se këtë e dinë të gjithë deputetët nga bisedat me deputetët e PE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini.
“Po, takimi i radhës i Komisionit për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian që do të votoj mbi propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën është i caktuar për datën 5 shtator. Unë jam i sigurt që votimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës do të rezultojë që ky propozim të miratohet nga ky komision parlamentar. Por siç e dini kjo nuk është përfundimi i gjithë procesit vendimmarrës në BE, ai duhet pastaj të miratohet edhe në një seancë plenare të Parlamentit Evropian dhe nga Këshilli i BE-së. Unë flas me siguri të plotë për gjerat dhe vendimet që janë në kuadër të përgjegjësisë sime si ministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pjesa tjetër e vendimmarrjes është përgjegjësi e institucioneve të BE-së. Por një gjë është e sigurt, në rast se ne do të përmbushim obligimin e mbetur, atëherë edhe BE-ja do ta ketë të pamundur të gjej arsyetime për zvarritjen e marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. Në skenarin pozitiv, patjetër që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret deri në fund të këtij viti. Në të kundërtën, do të kishte efekt shkatërrues për kredibilitetin e BE-së në Kosovë mos përmbushja e obligimit dhe zotimit për liberalizimin e vizave”, tha ai.
Përveç opozitës edhe një grup deputetesh nga pozita kanë qenë kundër këtij formati të marrëveshjes. A kanë tentuar këta deputetë që të flasin me strukturat e Bashkimit Europian e t’ua shpjegojnë versionin e tyre, nëpërmjet ministrisë që ju drejtoni?
Çollaku ka folur edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Protesta është instrument demokratik dhe legjitim. Askush nga ne nuk mund ta kontestoj apo të provoj ta mohoj këtë të drejtë thelbësore. Por sigurisht, ato kanë efekt dhe përshëndeten nga të gjithë vetëm kur janë të qeta dhe nuk shkaktojnë dhunë. Qytetarët e Kosovës dinë të çmojnë të vërtetën për procesin të ofruar nga institucionet e vendit, dhe gjithashtu janë të vetëdijshëm edhe për konfirmimin që i është bërë nga ekspertët ndërkombëtar të thirrur nga Presidentja, si dhe konfirmimi nga Departamentit Amerikan i Shtetit. Gjithashtu ata e dinë fare mirë që pengesat ndaj përfundimit të këtij procesit do të ndëshkohen nga Bashkimi Evropian duke e lënë vendin dhe qytetarët të izoluar nga BE-ja, duke mos e miratuar propozimin e Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave. Tani nuk është koha të ngritën dilema tjera por është koha e vendimit në interes të qytetarëve dhe shtetit tonë. Territori i Kosovës është i garantuar dhe ai do të mbetet i pandryshuar. Prandaj, e vërteta për këtë çështje do të vërtetohet shume shpejt nga Kuvendi i Kosovës dhe ky vendim do t’i hap rrugë procesit të integrimit në strukturat Euro-Atlantike dhe natyrisht, liberalizimit të vizave”, tha ai. /Gazeta Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025