Coleen Rooney shijoi pushimet në Ibiza me bashkëshortin Wayne Rooney, ndërsa u pa e relaksuar në Cala Bassa Beach Club.

E veshur me një bikini blu dhe syze dielli Miu Miu, 39-vjeçarja tregoi figurën e tonifikuar, ndërsa notonte dhe më pas shijonte një pije pranë Wayne, i cili dukej gjithashtu i relaksuar në shezlong me një gotë sangria në dorë.


Pushimi vjen pas fitores së bujshme ligjore të Coleen kundër Rebekah Vardy në betejën e njohur si "Wagatha Christie", shkruan DailyMail.

Rebekah humbi çështjen për shpifje dhe u urdhërua të paguajë mbi 1.4 milionë paund (afërsisht 1.65 milionë euro) për shpenzimet ligjore të Coleen.

Edhe pse pretendon pafajësinë, Vardy ka pranuar pjesërisht pagesën dhe vijon të mbrojë veten në intervista publike.

Në një intervistë të fundit për Vanity Fair, Rebekah u ankua për trajtimin publik që ka marrë, duke thënë: “Më kanë gjykuar më shumë se vrasësit e pedofilët”.

Ajo vazhdon të fajësojë ish-agjenten e saj, Caroline Watt, për rrjedhjen e informacionit dhe mbetet në kontakt me të, megjithëse kjo e fundit nuk dëshmoi në gjykatë.

Pas një beteje gjashtëvjeçare, gjykata vendosi që Rebekah të paguajë shumën e plotë të shpenzimeve, minus një shumë që Coleen duhet t’i kthejë sipas vendimeve të mëparshme gjyqësore. /Telegrafi/