LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola Hellenic aftëson të rinjtë për tregun e punës

Coca-Cola Hellenic aftëson të rinjtë për tregun e punës

Coca-Cola Hellenic në Kosovë u ofron të rinjve mundësi aftësimi për tregun e punës përmes programit për punë praktike “Coke Sales Summership”. Kompania fton të rinjtë e interesuar që duan fitojnë ekperiencë pune, të marrin pjesë në këtë program gjashtë javor, i cili mbahet gjatë muajve Korrik dhe Shtator.

Kjo mundësi do të ju ofrojë pjesëmarrësve një program të kombinuar me orë praktike dhe ligjërata në Departamentin e Shitjes, duke i përgaditur ata për tregun e punës. Pjesëmarrësit do të jenë pjesë e aktiviteteve ditore dhe do të mund të përcjellin obligimet në punë e të punësuarve të tjerë në kompani.

Për më tepër, ata që i bashkohen këtij programi tradicional do të përfitojnë njohuri në aftësitë e menaxhimit të projekteve, komunikimin biznesor dhe punën në grupe.


Të gjithë ata pjesëmarrës që do të jenë pjesë e programit do të certifikohen me kompletim të praktikës dhe të hyjnë në databazën e të punësuarve të mundshëm në Coca-Cola Hellenic.

Të drejtë aplikimi ka çdo student i vitit të fundit apo të rinj të tjerë që kanë diplomuar gjatë dy viteve të fundit. Prandaj, Coca-Cola Hellenic inkurajon të rinjtë e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për programin “Coke Sales Summership”.

Programi “Coke Sales Summership” do të filloj nga 22 Korriku ndërsa do të përfundoj me 2 Shtator 2016. Afati i fundit për të aplikuar është data 6 Maj. Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm: http://www.cch-kosovocareers.com/students.php /Telegrafi/