Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bashkimin Evropian ishte 10.1 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.9 për qind. Në nëntor të këtij viti 2023 inflacioni mesatar në BE arriti në 2.4 për qind, ndërsa në Shqipëri treguesi ishte 3.9 për qind.
Siç tregojnë të dhënat inflacioni mesatar në BE ka rënë më ritme shumë më të shpejta se sa në Shqipëri, e cila po renditet këtë fundvit në mesin e vendeve me inflacionin më të lartë në BE.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se inflacioni i lartë në BE, i cili u shkaktua pas luftës në Ukrainë kryesisht nga çmimet e larta e të energjisë u stabilizua më rënien e çmimeve.
Në Shqipëri inflacioni udhëhiqet nga problemet strukturore të ekonomisë së vendit ku prodhimi sidomos ushqimet janë në një ofertë më të ulët se kërkesa duke e bërë inflacionin e rezistues edhe pse Banka e Shqipërisë po ndjek një kurs shtrëngues të politikës monetare.
Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor 2023 është 3.9 për qind, një vit më parë ky ndryshim ishte 7.9 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2023, krahasuar me Tetor 2023 është -0.2 për qind, ndërsa në BE-0.4 për qind.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,37 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,36 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,25 pikë përqindje .
Krahasuar me muajin Nëntor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,1%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,8%. Gjithashtu çmimet në grupet e “Shërbimi arsimor” ndryshuan me 2,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9%, “Shëndeti” me 1,0% dhe “Komunikimi” me 0,5%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,2%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 9,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “mish” me 7,1%, “peshk” me 2,7%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6%, etj.
Krahasuar me muajin Tetor 2023, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,9%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4%, “Transporti” me 0,3%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2% dhe “Komunikimi” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,2%, pasuar nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi