LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e ushqimit në Maqedoni do vazhdojnë të rriten

Çmimet e ushqimit në Maqedoni do vazhdojnë të rriten

Çmimet e ushqimeve do të rriten edhe gjatë këtij muaji si në qershor. Norma e inflacionit prej 14.5 për qind për muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është e pritur duke pas parasysh zhvillimet në Ukrainë, por edhe për shkak të ndërprerjes së masave të qeverisë që zbutën goditjet e çmimeve, thonë nga Qendra për Analiza Ekonomike. Stabilizim i mundshëm i çmimeve pritet në gusht, por është thuajse e pamundur të parashikohet me saktësi duke pasur parasysh pasigurinë.

“Edhe pse Qeveria pranoi disa nga rekomandimet që të ketë masa me synime të caktuara, megjithatë këto masa nuk janë projektuar dhe si rrjedhojë as nuk janë zbatuar. Në muajin korrik do të vazhdojmë të presim norma të ngjashme të inflacionit, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa në muajin gusht mund të presim një stabilizim të caktuar të çmimeve, kryesisht për shkak të bazës së lartë fillestare nga viti i kaluar”, tha Bllagica Petreski, Qendra për Analiza Ekonomike – Finance Think, njofton Alsat-M.

Petreski thekson se nuk duhet pritur miratimi i rishikimit të buxhetit për të hartuar masa të reja kundër krizës, por ato duhet të krijohen që menjëherë të drejtohen atje ku janë më të nevojshme.


Edhe pse pritej që rishikimi të miratohet deri në fund të qershorit, kjo nuk ndodhi pasi u shty debati rreth amendamenteve. Enti i Statistikave për muajin e kaluar njoftoi për inflacion më të lartë të matur ndonjëherë në vend në baza mujore. Për një vit, më shumë u rritën çmimet e karburanteve, vajit të gatimit, bukës dhe produkteve të qumështit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori