Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe të premten, duke prekur njëkohësisht nivelin më të ulët në 6 javët e fundit. Të dhënat e publikuara treguan se, prodhimi i naftës në SHBA preku një nivel të ri rekord, ndërsa tubacioni në Detin e Veriut ka filluar punën me kapacitet të plotë.
Rritja e yieldit të bonove 10-vjeçare amerikane, në nivelin më të lartë në 4 vitet e fundit, ka ndikuar në rritjen e dollarit amerikan, që pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore që nga nëntori i vitit 2016.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65 dollarë për fuçi, niveli më i ulët për vitin 2018. Ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.3 dollarë për fuçi.
Që kur arriti nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, prej 71 dollarë për fuçi, në fund të janarit, nafta Brent ka humbur rreth 8% të vlerës.
Analistët mendojnë se tregu i naftës do të vijojë të korrektohet në kahun e poshtëm, për shkak të pritshmërive për rritjen e prodhimit në SHBA dhe forcimit të dollarit amerikan.
Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe për shkak se, tubacioni Forties në detin e Veriut filloi punën me kapacitet të plotë. Ky tubacion, që transporton rreth ¼ e naftës të prodhuar në Detin e Veriut, u mbyll përkohësisht në ditën e mërkurë, por u rihap të enjten.
Për sa i përket të dhënave, Administrata për Informimin mbi Energjinë rriti parashikimin për prodhimin e naftës në SHBA, gjatë 2018, në 10.59 milionë fuçi në ditë, në rritje me 320 mijë fuçi krahasuar me parashikimin e javës së kaluar.
Në anën tjetër, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 1.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 2 shkurt, në totalin e 420.25 milionë fuçive. Ndërkohë, konsumi në Kinë i naftës po rritet, pasi të dhënat treguan se, importet gjatë janarit prekën shifrën e 9.57 milionë fuçive në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës