Çmimet e naftës me luhatje

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale të hënën të parë të kësaj jave. Kjo vjen për shkak të pasigurisë së investitorëve, në një kohë që tregu fizikisht është i tejngopur me ofertë.
Në çelje të sesionit të së hënës, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.29 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.95 dollarëve për fuçi.
Ekspertët dhe investitorët shprehen se çmimet aktualisht po udhëhiqen nga spekulimet. Të dhënat tregojnë se, marrëveshja e OPEC dhe prodhuesve të tjerë si Rusia për të shkurtuar prodhimin deri vitin e ardhshëm, nuk po jep efekt në tregje, pasi në shtetet e bashkuara ka një prodhim rekord. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































