Çmimet e larta të energjisë në Gjermani rëndojnë jo vetëm qytetarët, por ato rrezikojnë edhe aftësinë konkurruese të ekonomisë vendore. Shoqatat e sipërmarrjeve gjermane ngrenë zërin.
Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, jo pak gjermanë e qytetarë të tjerë në Evropë kujdesen këto javë që të mos e lenë gjatë të ndezur ngrohjen. Në verë priten fatura shokuese, për shkak të pagesave shtesë për energjinë.
Qeveria gjermane do të ndihmojë të paktën familjet me të ardhura të ulëta. Kabineti qeveritar gjerman u konsultua për dhënien e një shume ndihme për kostot e energjisë, pastaj për këtë vendos Bundestagu. Energjia sipas të dhënave është shtrenjtuar me 35 për qind.
Rrezik i humbjes së aftësisë konkurruese
Por jo vetëm qytetarët gjermanë ankohen për ngritjen e çmimeve të energjisë. 50 për qind e kompanive gjermane të nivelit të mesëm, sipas një sondazhi të fundit, mezi arrijnë t’i përballojnë çmimet shpërthyese të energjisë, të cilat që nga vjeshta e vitit të kaluar njohin vetëm rritje. Shoqata e Ekonomisë së Kompanive të Mesme paralajmëron, që të merren shpejt vendime nga politika, si ulja e taksës energjetike, ndryshe ekonomia gjermane humb aftësinë konkurruese.
Kompania gjermane C. D. Walzholz me shtrirje ndërkombëtare dhe e profilizuar për prodhime çeliku ndeshet me probleme të mëdha aktualisht. Prodhimi i çelikut special për fletë sharre dhe pajisje të tjera që duhen ngrohur ngadalë deri në 700 gradë Celcius thitheshin shumë energji.
Drejtori teknik i Waelzholz, Heino Buddenberg thotë se “kostot e larta të energjisë kanë një ndikim të madh në të gjithë kostot e prodhimit dhe së shpejti ne nuk do të jemi të gatshëm të ofrojmë çmime konkurruese”.
Edhe fabrika gjermane e letrës Kabelpaper është po ashtu nën presion. Çeliku dhe letra janë dy produkte të ndryshme, por me një gjë të përbashkët: prodhimi i tyre kërkon ekstremisht shumë energji. Në kohët e rritjes së çmimeve të elektricitetit dhe gazit – një problem i madh. Sipas tyre, kostot e larta ata ua kalojnë konsumatorëve, që kanë qenë deri tani të gatshëm të paguajnë.
Martin Schröder, drejtor teknik i Kabel Premium Pulp & Paper shprehet, se “nuk kemi mundësi tjetër. Situata është kështu si është. Ndryshe nga konkurrenca në Francë apo në vendet skandinave, ne nuk mund të mbështetemi tek lirimet që i bëhen industrisë, që do të ulë çmimet tona të energjisë”.
Politika duhet të ndërhyjë
Për momentin kjo kompani po përpiqet të mbledhë energji sa të mundet, duke mbajtur syrin vigjilent ndaj tregjeve të paqëndrueshme. Disa makineri madje hiqen nga priza, kur çmimi është shumë i lartë. Megjithatë çmimet e larta të energjisë, po kërcënojnë investimet në teknologji të reja, përfshirë edhe energjitë e rigjenerueshme. Kabelpaper ishte duke planifikuar përdorimin e nxehtësisë gjeotermike.
Sipas Schröder, “ne kemi bërë kërkime për energjinë gjeotermike, por ky projekt do të shtyhet tani. Na duhet të merrnim një vendim, pra ishim duke punuar në një sistem të madh ventilimi të ngrohjes. Por për të gjitha këto tani na mungojnë paratë dhe likuiditeti”.
Qeveria duhet të ndërhyjë, kërkon edhe Heino Buddenberg. Ai po shpreson, që kompanitë të çlirohen nga taksa dhe tarifa të caktuara, nëse jo, ai ka frikë që disa kompani do të mbyllen.
“Gjithkush e di, që Gjermania ka pasur një industri tekstile në lulëzim në vitet 50-të, derisa biznesi u zhvendos ngadalë në Azi, për shkak se prodhimi u bë me kosto të papërballueshme. Unë vërtet do doja ta mënjanoja një fat të tillë për industrinë tonë..por nuk mund ta përjashtoj këtë”, kërkon Buddenberg.
Ministria Gjermane e Ekonomisë ka thënë se nuk do t’i lerë vetëm bizneset që po përballen me kosto të larta energjie, dhe se po e vëzhgon situatën. Por kompanive si Waelzholz dhe Kabelpaper ju duhet më shumë se një premtim. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë