"Çmimet e larta na detyrojnë të punojmë edhe në pleqëri", pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 30 eurosh

Pensionistë sot kanë marrë pensionin bazik me një ngritje prej 30 eurove, duke u bërë kështu 150 euro. Megjithatë, thonë se ky pension është i pamjaftueshëm për ata.
Sipas tyre, shumat aktuale nuk mbulojnë as nevojat bazë.
Pensionisti Sabit Rrmoku u shpreh se pensionet aktuale nuk mjaftojnë as për dhjetë ditë dhe se duhet të llogariten si 70% e pagës që ka marrë pensionisti gjatë punës. Ai tha se me një pagë prej rreth 760–800 euro, pensioni do të duhej të ishte 500–600 euro. Rrmoku shtoi gjithashtu se vendimet e gjykatës për pensionet para luftës nuk po zbatohen dhe se mungesa e fondeve mbetet problem kryesor.
“Po shiko së pari qeveria nuk i respekton vendimet e gjykatës, gjykata ka pru vendim që nuk mundesh atyre që para luftës 15 vite i kanë tu japin pensionet e plota mirëpo[o fond nuk kanë fondi mungon. Të tjerat i kanë bërë 26 vite mbas lufte dhe ka mundësi të bëhet fondi dhe parat nuk i jepen trusti është për 3-4 vite dhe nuk ka pasur kurrë far rrogë këtu 180 euro unë e kam pasur rrogën deri në 2010. Ky pensin nuk mjafton as për 10 ditë. Pensioni duhet me qenë p.sh. 70 përqind të rrogës unë p.sh. e kam pasur rrogën 760-800 euro, jam dalë në pension para 3 viteve, pensioni duhet të jetë 70 përçin e rrogës, tash duhet të jetë 500 euro ose 600 euro”, tha Rrmoku.
Një qytetar tha se aktualisht merr 420 euro pension, duke theksuar se situata me pensionet po ndikohet edhe nga mosmiratimi i buxhetit.
“Pa u miratua buxheti, buxhetin serbët nuk po e miratojnë... Unë e kam 420 pensionin “, tha ai.
Kurse, Behxhet Neziri detyrohet të punojë pasi nuk i mjafton pensioni që merr.
“Nuk na dalin parat por unë dhe punoj, unë jam 65 vjeçar dhe kam dal në pension por edhe punoj e kam vazhduar punën, punoj sigurim, një rrogë e marrë normale 460 euro dhe 120 sepse 150 euro nuk i kemi pasur kurrë. Pensionet sa kemi dëshirë ne nuk janë këta nuk e bëjnë, përmbi 200 nuk po thamë 200 kishin mjaftuar për barna “, tha ai.
Përndryshe, sot janë ekzekutuar pensionet me rritje nga 120 euro në 150 euro. Kurse, për personat me aftësi të kufizuar, pensionet i rritën nga 75 në 150 euro./Kosovapress


































