LAJMI I FUNDIT:

Çmime shumë të larta të pemëve nëpër tregje

Çmime shumë të larta të pemëve nëpër tregje
Foto: Arkiv

Për 0,5 rriten harxhimet për jetë gjatë muajit maj në krahasim me muajin e kaluar, por tregu akoma është duke iu adaptuar standardit të qytetarëve, tregon reportazhi i 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij reportazhi në Maqedoni qershitë shiten për 150 denarë për kilogram, ndërsa në disa vende arrijnë edhe deri në 200 denarë. Kajsitë shiten për 100 denarë, ndërsa çmim të lartë mban edhe pjepri si për fillim të sezonit.

Sipas tregtarëve çmimi i perimeve është më e vogël në krahasim me periudhën e  njëjtë të vitit të kaluar. Trangujt kanë rënë nga 60 në 30 denarë për kilogram, panxhari po ashtu shitet për 30 denarë, ndërsa më të lira janë kungulleshat të cilat shiten nga 3 copë për 20 denarë.


Statistika shënon çmime të larta të prodhimeve bujqësore për 5,3 në krahasim me muajin prill. Rritje ka edhe në çmimin e patates për 14,7 për qind, te pemët e freskëta dhe të paketuara për 9.1%, ndërsa perimet e freskëta janë shtrenjtuar për 6.6%, ndërsa pemët e konservuara për 0.6%. Sipas matjeve të fundit të LSM për një  familje mesatare katër anëtarësh nevojiten 525 euro për ta mbijetuar muajin dhe për plotësimin e nevojave elementare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori