CMA Awards 2021: Lista e plotë e fituesve

Është mbajtur evenimenti i ndarjes së çmimeve të “Country Music Association Awards" (CMA AWARDS).
Këtë vit, Chris Stapleton dhe Eric Church, kanë kryesuar me nominime duke fituar në pesë kategori secili, ndërsa yjet si: Luke Combs, Miranda Lambert fituan çmimin kryesor “Argëtuesi i vitit”.
Duke qenë një nga netët më të mëdha të muzikës ‘country’, shumë prej të nominuarve u ngjitën në skenë për të performuar, si Carly Pearce, Jason Aldean, Kane Broën dhe më shumë.

Gjithashtu të pranishëm kishte edhe artistë jashtë zhanrit duke përfshirë Lionel Richie, Jennifer Hudson dhe Susan Sarandon.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve:
Argëtuesi i Vitit: Luke Combs Vokalistja Femër e Vitit: Carly Pearce Vokalisti Mashkull i Vitit: Chris Stapleton Grupi me Vokalistin e Vitit: Old Dominion Vokalistët e Vitit: Brothers Osborne Artisti i Ri i Vitit: Jimmie Allen Albumi i Vitit: "Starting Over", Chris Stapleton Kënga Solo e Vitit: "Starting Over", Chris Stapleton Kënga e Vitit: "Starting Over", Chris Stapleton, Mike Henderson Evenimenti Muzikor i Vitit: "Half of my Hometown", Kelsea Ballerini, Kenny Chesney Videoja Muzikore e Vitit: "Half of my Hometown", Kelsea Ballerini, Kenny Chesney Muzikanti i Vitit: Jenee Fleenor. /Telegrafi/

























































