Shfaqja "Club Albania", ditën e mërkurë do të jetë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja është bazuar në komedinë, “Pas Vdekjes” nga A.Z. Çajupi.


Regjisor: Fatos Berisha.

Aktorë: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.

Për rezervime të biletave na kontaktoni në ☎️ 044 430 693 ose fizikisht në biletoren e TKK-së, pranë Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /Telegrafi/