Clippers vazhdojnë me fitore, Nets befasohen nga Toronto
Los Angeles Clippers kanë vazhduar me rezultate të mira në NBA.
Skuadra nga Kalifornia ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe e 10-ta në 11 takimet e fundit.
Clippers bën rikthim prej 17 pikëve dhe e mposhtën Memphis Grizzlies me 12 pikë diferencë 117:105.
Në mungesë të dy super yjeve si Paul George e Kawhi Leonard, më i dalluari te Clippers ishte Kennard me 28 pikë e shtatë kërcime.
Derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Marcus Morris me 25 pikë si dhe Mann e Zubac që shtuan 19 respektivisht 18 pikë.
Befasi e këndshme ka ndodhur në palestrën Amalie Arena, ku janë përballur Toronto Raptors dhe Brooklyn Nets.
Skuadra kanadeze ka shkaktuar befasi duke i mposhtur Nets me 11 pikë diferencë, 114:103.
Pascal Siakam ishte fantastik në këtë takim me 27 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.
Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe OG Anunoby që shtoi 25 pikë si dhe Fred VanVleet që e mbylli ndeshjen me 17 pikë të tjera. /Telegrafi/ Rezultatet:
Cleveland Cavaliers - Chicago Bulls 121:105
Indiana Pacers - Oklahoma City Thunder 122:116
Philadelphia 76ers - Phoenix Suns 113:116
Toronto Raptors - Brooklyn Nets 117:105
Washington Wizards - Golden State Warriors 118:114
Houston Rockets - Utah Jazz 89:112
New York Knicks - Atlanta Hawks 137:127
Dallas Mavericks - Detroit Pistons 127:117
San Antonio Spurs - Miami Heat 87:107
Portland Trail Blazers - Denver Nuggets 105:106
LA Clippers - Memphis Grizzlies 117:105
Sacramento Kings - Minnesota Timberwolves 128:125































