Televizioni amerikan CBS njoftoi se ish sekretarët e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, Madeleine Albright dhe Colin Powell do të jenë pjesë e sezonit të pestë të serisë “Madam Secretary”.
Krijimtaria filmike do të rikthehet në ekranet televizive me transmetime më 7 tetor të këtij viti.
Shtëpia televizive amerikane njoftoi se aktorja kryesore Tea Leoni, në rolin e Sekretares së Shtetit, Elizabeth McCord, do t’i kërkojë këshilla Clintonit.
Kjo e fundit përmes llogarisë personale në Twitter ka treguar se xhirimet shkuan për mrekulli dhe se ishte e lumtur që ka takuar disa nga kolegët e saj të mëparshëm.
Nëse për Powellin dhe Clintonin do të jetë hera e parë që paraqitet në këtë serial, Albright ishte pjesë e serisë gjatë sezonit të dytë.
Theksojmë se Hillary Clinton ishte Sekretarja e Shtetit gjatë periudhës së presidencës së Barack Obamës, Powell gjatë mandatit të George Bush dhe Albright ishte gruaja e parë që u bë Sekretare e Shtetit gjatë administratës së Bill Clintonit, ku Zonja e Parë ishte Hillary. /Telegrafi/
It was wonderful to spend some time with the team from @MadamSecretary on set in Brooklyn with a few former colleagues. Mark your calendars for October 7th! https://t.co/8GdHBx4T7Q
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) July 24, 2018