Televizioni amerikan CBS njoftoi se ish sekretarët e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton, Madeleine Albright dhe Colin Powell do të jenë pjesë e sezonit të pestë të serisë "Madam Secretary".

Krijimtaria filmike do të rikthehet në ekranet televizive me transmetime më 7 tetor të këtij viti.


Shtëpia televizive amerikane njoftoi se aktorja kryesore Tea Leoni, në rolin e Sekretares së Shtetit, Elizabeth McCord, do t'i kërkojë këshilla Clintonit.

12 hillary clinton.w710.h473

Kjo e fundit përmes llogarisë personale në Twitter ka treguar se xhirimet shkuan për mrekulli dhe se ishte e lumtur që ka takuar disa nga kolegët e saj të mëparshëm.

Nëse për Powellin dhe Clintonin do të jetë hera e parë që paraqitet në këtë serial, Albright ishte pjesë e serisë gjatë sezonit të dytë.

Theksojmë se Hillary Clinton ishte Sekretarja e Shtetit gjatë periudhës së presidencës së Barack Obamës, Powell gjatë mandatit të George Bush dhe Albright ishte gruaja e parë që u bë Sekretare e Shtetit gjatë administratës së Bill Clintonit, ku Zonja e Parë ishte Hillary. /Telegrafi/