Eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke ka thënë sot në Hagë se në raportin e autopsisë për disa viktima prej të cilave ai ka nxjerrë konstatime kishte diçka të pazakontë.
Dëshmitari pohoi se disa nga gjurmët e lëndimeve të marra me armë zjarri ndaj viktimave janë të palogjikshme dhe ka diçka të pazakontë. Ai gjithashtu pohoi se nuk ka pasur dhe nuk ka një diagram apo fotografi mbështetëse ku të mbështetet ai për përfundimet e tij.
“Duken të palogjikshme sepse plaga në hyrje dhe në dalje janë shumë afër. Plaga e hyrjes dhe e daljes është shumë e pazakontë. Kjo mund të ndodhë ndonjëherë- jo se nuk ndodhë, por habiten se pse nuk ka bërë asnjë koment patologu. Nëse do të shikoja një rast të tillë dhe do të hoja që këtu ka hyrë dhe këtu ka dal plumbi, mendoja me vete që kjo është e pazakontë dhe do të bëja një shpjegim për këtë. Mbase patologu ka pasur të drejtë në gjetjet e veta, por jam i befasuar se pse nuk është theksuar dhe pse nuk është thënë që është e pazakontë?! Pse nuk ka asnjë shpjegim për këtë?!”, tha Clarke.
Ai tha se është e mundur që këto konstatime të jenë të sakta, megjithëse mund të duken të pazakonta por ai shtoi se mund të ndodhë edhe e kundërta që ato të jenë të gabuara.
Ndërsa, në një pjesë të raportit ku kishte të bënte me kohen e realizimit të autopsisë, dëshmitari pohoi se duhet të gjurmohen gjurmët e të shtënave me armë dhe se ky nuk ishte një proces i thjeshtë.
“Është proces mjaftë i vështirë”, tha Clarke.
Si rrjedhojë, ai pohoi se duhet të bëhen shumë investigime dhe shumë prova për të konstatuar se hyrje-daljet janë të sakta.
Ai pohoi se në mendimin e tij është e pazakontë që doktori që i ka kryer autopsinë këtyre pesë trupave, si proces e ka përfunduar brenda gjysmë dite.
“Unë personalisht mendoja që në këto raste të paktën për një trup do të duheshin disa orë dhe të them të drejtën që të bëhen vlerësimi i këtyre trupave njëri pas tjetrit mbase mund të ketë dikush mundësinë të bëjë gjëra të shkëlqyera. Megjithatë, çështja është se kur ekzaminon më shumë se dy-tre trupa atëherë fillon e harron gjërat. Domethënë duket më e vështirë në bërjen e projeksioneve të duhura. Me ç’duket ai ia ka dal që të bëjë këtë punë. Kurse, mua personalisht më bën përshtypje, me duhet ta pranoj”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Megjithatë, ai shtoi se është habi se si patologu e ka përfunduar autopsinë e këtyre personave aq shpejtë. E gjithashtu ai pohoi se duke e parë një numër aq të madh të plumbave që supozohet që është shtënë mbi trupat, do priste që kolegu i tij patolog që bëri autopsinë të gjente ndonjë prej tyre në trupa.
Ai pohoi se është i befasuar nga fakti që nuk është gjetur asnjë plumb dhe as ndonjë mbetje të tyre.
“Po, është befasuese dhe mund ta them edhe sot këtë gjë. Është shumë e çuditshme sepse duket se nuk ka bërë as përpjekje për t’i kërkuar pjesëzat e plumbave. Është e çuditshme dhe me duhet ta them edhe njëherë. Duke parë numrin e konsiderueshëm në personin që kam parë unë të qëlluar me armë zjarri dhe duke marrë parasysh përvojën time, plumbat janë barut që përshkruajnë trupin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, kështu që është e çuditshme një gjetje e tillë”, tha Clarke.
Clarke tha se këtë e bazon edhe në përvojën e tij në ekzaminimin e shumë trupave që janë qëlluar me armë zjarri.
Sipas avokates së Veselit, Ann Rowan, dëshmitari kishte thënë se duhet të ngrihen dyshime sa i takon mavijosjeve të pretenduara dhe interpretimit për shkakun e këtyre mavijosjeve.
Dëshmitari pohoi se dyshimi i tij është nëse konstatimet për mavijosen janë të vërteta.
Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e avokates, dëshmitari pohoi se që si rezultat i asaj që ka parë në raportin e autopsisë, ai pyet vetën në qoftë se këta trupa kanë pasur apo jo mavijosje.
Në anën tjetër, dëshmitari pohoi se shqetësimi i tij tjetër është me interpretimin që i ka bërë patologu gjetjeve për mavijoset.
Ndonëse në raport nuk ishin përshkruar koha kur mund të kenë ndodhur mavijoset, dëshmitari pohoi se është e pazakontë që simetria e mavijosjeve te jetë shumë e ngjashme nga një trup me tjetrin.
Dëshmitari pohoi se sa i takon distancës së përdorimit të armëve nuk mund të konstatohet për shkak se sipas tij nuk ka djegie të përshkruar në plagë që mund të tregonte distancën në më pak së një metër.
Megjithatë, avokatja i tha dëshmitarit se sipas raportit ka prani të copëzave të barutit të padjegur në trupat e viktimave.
“Nëse e shtëna do të bëhej nga larg nuk do të gjendeshin mbetje baruti tek personi”, tha dëshmitari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!