Vitin e Ri po e fillojmë me këngë, me sevda e me pak raki. Dikush me birra vendore e Coca-Cola, dikush me Whiskey, tjetri me vodkë a shlivovicë, e dikush besa edhe me çaj rusi. Dikush s’ka pasë Vit të Ri, hiç, se haram, po thonë. Secili pra e ka prit sipas orientimit të tij (gjeo)politik edhe pse, duke u nisur nga ngjarjet që rrotullohen (ende) në deskun e lajmeve, e kemi të vështirë me kuptu a kemi hyrë apo po dalim nga viti 2017.
Në fakt, kështu, sikur në këtë kolumne, e para për sivjet, thirret kënga nga e cila e huazuam titullin i cili e shpreh qysh është më së miri situatën (gjeo) politike në vendin tonë, të (pa)varur dhe të hapur gjithkah. Këtë “të hapur” kuptojeni si me kusht, sepse e hapur është për me hy e me mbet brenda, se për me dalë nuk është. Mund të vijë kush të dojë, prej kah të dojë, e të rrijë sa të dojë, por populli nuk mundet me dalë edhe pse, qysh e kemi punën, populli ynë i vuajtur nëpër shekuj më në fund është rehatuar dhe s’ka pse me dalë e me ikë prej këtij vendi të famshëm në përmasa planetare i cili ende po mbahet si model suksesi. Kush e ka pas nijet me tradhtu kupolën, ka ik disa vjet më parë kah kanë mundur e qysh kanë ditë.
Kur jemi te modeli dhe te (pa)fuqia e shtetit tonë, duhet me pranu se me ndërhyrjen e superfuqisë së vetme në vend dhe në botë, edhe vet kryeministri i vendit u detyrua të presë me durim të madh, epik do të thosha, për me marrë një vizë, për me shku e me u lut në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë, por edhe për shumë aktivitete të tjera në SHBA. Zoti, edhe në këtë shekull, sipas thashethemeve ma të reja politike, i pranon veç lutjet me subjekt politik që bëhen direkt prej Shtëpisë së Bardhë. Kush mbërrin me shku atje, edhe këtu i dëgjohet lutja. Kot e prish gjumin me fal këtu sabahun apo me shku në Vatikan, se politikisht nuk të numërohet, prandaj edhe kryeministri e ka vendosë me pritë, sa të jetë nevoja, bash sikur në Natën e Kadrit kur hapet qielli, për me thanë një lutje të vetme të cilën ai e ka mësuar përmendësh.
Te ne askush nuk merret me politikë; krejt merren me gjeopolitikë. Në shtet, në (krye)qytet, në fshat, në lagje, madje edhe në shtëpinë tënde (apo timen). Nëse, për shembull, është rrëzuar shtylla e rrjetit elektrik mbi murin tënd dhe rri aty me javë apo muaj, është me rëndësi me këqyrë në çfarë drejtimi ka ra maja e shtyllës. Nëse ka ra kah Lindja, qashtu duhet me lanë derisa të vjen vet përfaqësuesi i autorizuar me e drejtu gjeopolitikën lokale.
Edhe këndesi, nëse rastisë se ju ka bërë ve, për shembull, duhet me këqyrë në cilën anë të murit ka ra veja, se lagjja tjetër mundet me të akuzu për orientim strategjik të gabuar. Mund të thoni se këndesi nuk bën ve? Pse? Kush po thotë që nuk bën? Ka ec shkenca, ka ec edhe retorika Pastaj, kujt i bën nëse këndesi bën apo nuk bën ve? Kjo mund të jetë edhe çështje e debatit të pafund nëpër televizionet tona, radiot, e sidomos nëpër portale me kamera të integruara. Edhe portal, edhe televizion, edhe radio, krejt në një pako. Këndon këndesi në telefonin e tuaj të mençur dhe ju vijnë vezët te dera. Keni fituar, i nderuar! Vezët dhe votat bahen Pazar, njëjtë! Ata me ve, ti me vota! Ti me ve, ata me vota!
“Çka po dojmë, na po bëjmë”! Këngë është, e këngë nuk është. Kur e këndojnë këtë këngë, popullin e kap stresi, e përfshin paniku kolektiv. Veç një fjalë me ba e me e fol portalet, krejt Kosovën e ke në Bllacë, apo në Kukës. Korridoret humanitare çelen sërish si korridore biznesi. Pse, a nuk është ashtu? Kur duan krizë e ke brenda dite. Kur duan ata, qielli kthjellet! Asnjë re për be nuk e gjen në qiellin real, as në atë virtual. Kupola i kontrollon krejt. Ajo është gjithkund. Në të gjitha partitë, në të gjitha shoqatat, madje edhe në të pavarurit, edhe në kokat tona të mbushura me narracionin zyrtar. Është në krye të shtetit, është në krye të opozitës, është në krye, është në bisht. Është nëpër burgje, është nëpër kampe të refugjatëve. Dikur ideologjia e prodhoi rrjetin global të kontrollit, e vëllai i madh të shihte kudo. Tash paraja ( e pistë) ka hipur në shtet, në rrjet, në… gjithkund shtrihet rrjeti, dora e (pa)dukshme e oligarkëve tonë, të vegjël për njerëzimin, por gjigand për neve.
Viti i Ri filloi me probleme të vjetra. Aq janë duke u përsëritur problemet, sa nuk po e dimë prej cilit vit po dalim e në cilin po hyjmë. A po (ri)nisin apo po dalim prej problemeve, kjo është çështja! Edhe gazetat (portalet) i bluajnë të njëjtat tema, tash e disa vjet, sa mos me i pasë datat nuk e di njeriu as kur janë shkru. Artikujt nuk kanë datë skadence; janë mall që helmojnë që ditën e parë ose konsumatori shpëton.
A po kalon Demarkacioni, a po kalon Asociacioni, a po kalon Specialja, a po ndalet Specialja, a po liberalizohen vizat, a po i marrin, kë po e marrin, kur po i marrin…? Në fillim të vitit, në pranverë, në verë? Jo, në fillim të vitit nuk bën se krejt dëshmitarët, gjykatësit, prokurorët, krejt shteti janë të dehur. As në pranverë nuk bën, e as në verë nuk është humane se duhen rreze dielli, vitamina D. Në Hagë s’ka diell! As në vjeshtë jo; vjeshta është për mëkate e molla, ndërsa dënimi mundet veç në dimër! E dimrit? Ftohtë bre, nuk është humane! Shteti jonë i ka shpirt. Edhe xhan! Ata janë shteti vet.
E shihni? Kur, po duan po e shndrisin, kur po duan e bëjnë terr! Kur duan e bëjnë vapë (politike), e kur duan shi. Kur duan e bëjnë festë, kur duan e bëjnë mort. Po fillon edhe një vit i zakonshëm, plot stres. Populli, në pritje që bahet mirë, po ia bën veti rrafsh. Edhe nëpër shi këndojmë!
Hajde more, këndoni, të gjithë së bashku, një-dy-tre: “Çka po donë, po (na) bojnë…”!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi