Ky shkrim nuk është kritikë ndaj asnjë ligjëruesi, përkundrazi, me te synohet një kontribut modest rreth artit të ligjërimit fetar.
Jemi dëshmitarë të disa emisioneve televizive përgjatë muajit të Ramazanit. Këtë vit edhe RTK-ja për çdo lëvdatë krijoi hapësirë për një emision me përmbajtje fetare. Ajo që më shtyri të marr “lapsin në dorë” këtu nuk është as thurja e lëvdatave e as kritikave ndaj kujtdo qoftë. Në rreshtat më poshtë nuk do të prekim as përzgjedhjen e temave, por do të flasim për formën dhe filozofinë e shtjellimit të tyre.
Shkurt, ligjëratat nuk janë të nivelit, ndërsa mënyra se si elaborohen ato më tepër i ngjasojnë “vazit pas teravive” me çaj rusi përpara, sesa po lënë përshtypjen e ligjëratave profesorësh në televizion.
Ligjërimi i njëjtë si në xhami, si në televizion, dhe për dekada i të njëjtat fjalëve dhe e njëjta qasje, është për t}u kritikuar. Shikuesit me të drejtë po japin vërejtjet e tyre për mungesë kreativiteti. Nuk ka ambiciozitet dhe as që po reflektojnë ndonjë energji pozitive.
Vokabulari i ligjërimit fetar duhet ndryshuar në themel, por, për ta bërë këtë, ligjëruesit fetarë duhet të lexojnë vazhdimisht dhe të jenë në rrjedha të kohës.
Ekziston një rregull që thotë se sikur energjia e ngjyrave që e bënë pikturën më të dukshme, edhe energjia e fjalës e bënë ligjëratën më të pranueshme. Nëse nuk posedohet njohuria e mjaftueshme, nëse tema nuk përshkon shpirtin e ligjëruesit, nëse nuk ka vokabular të pasur e as fonetikë të arsyeshëm, tema do të mbetet në distancë nga publiku. Leximi i mangët në cilësi dhe sasi është problem tjetër në vete.
Për të arritur mesazhi në zemrën e dëgjuesit, fjala e ligjëruesit duhet të burojë nga zemra e tij, përndryshe ajo që thuhet vetëm me gojë, nuk shkon më larg se sa tek veshi i dëgjuesit.
Ligjërimi fetar dallon shumë nga ai politik. Përderisa ky i dyti më tepër synon bindjen e masës se ai që flet është i mirë, andaj edhe duhet të zgjidhet, në ligjërimin fetar substanca duhet të jetë ajo që promovohet, jo folësi. Kur flitet për fenë dhe në emër të fesë duhet pasur shumë kujdes. Misioni i ligjërimit fetar është t’i mësojmë njerëzit si të bëhen më të devotshëm, më të mirë për shoqërinë dhe më të sinqertë tek Zoti. Nijeti gjithashtu duhet të jetë i pastër sepse, sipas fesë islame, veprat shpërblehen vetëm sipas nijetit, në të kundrën fjala e thënë mund të konsiderohet demagogji, shëmti të cilën e dënon Zoti.
Ligjëruesi i mirë hynë në temë menjëherë, nuk bënë parathënie ceremoniale të stërgjatura, nuk flet fjalë të “mëdha” e as shprehje të komplikuara. Njerëzit nuk duhen t’i frikojmë me Zotin, por duhet t’i udhëzojmë si ta duan Atë. Ligjërimet suksesshme dhe të nivelit të lartë janë ato kur temat trajtohen me modesti, me shprehje të thjeshta, me tone të matura dhe të përshtatura me natyrën dhe kapacitetet pranuese të dëgjuesve.
Në ambientet ku dëgjuesit mund të gjenden njerëz më të emancipuar dhe më të arsimuar, temat duhet të jenë të nivelit më të lartë, por edhe elaborimi i tyre duhet të jetë i po atij niveli. Nëse duhet ngritur zëri, këtë duhet lejuar vetëm në momente të caktuara, por jo gjithherë. Gjestikulacioni gjithashtu ka rëndësi të madhe. Gjuha e trupit është një nivel tjetër i rëndësishëm për t’u pranuar tema. Ligjëruesi i mërrolur vazhdimisht, që nuk buzëqeshë dhe nuk jep shenja përafrimi me dëgjuesit, si dhe që luan me duar nevojë e pa nevojë, e ka vështirë të promovojë mësimet e fesë.
Kohëve të fundit, personaliteti dhe ndikimi i ligjëruesve është duke u topitur për shkak të pasivitetit në lexim. Mendoj se dalja nga ky pasivitet arrihet duke lexuar e vepruar konform asaj që lexohet, me çdo kusht. Përndryshe, nuk bënë të çuditemi nëse pjesa intelektuale e shoqërisë po irritohet dhe nuk po pranon lehtë mësimet e fesë.
Ligjërata e mirë është pjesë e artit. Të jesh artist, fillimisht nevojitet ta duash artin dhe të punosh për të qenë i tillë. Arti është faqja e bukur e natyrës që pa të do të ishte e shëmtuar. Ligjërata është arti i komunikimit me publikun. Artisti i mirë nuk zgjedh prejardhjen e ngjyrave, por kualitetin e tyre. Atij nuk i intereson nëse një ngjyrë vjen nga Lindja, e tjetra nga Perëndimi. Muhamendi a.s. kishte porositur që, nëse është nevoja, dijen duhet marrë edhe në Kinë. Ligjëruesi i mirë më parë shikon në “çka është” e pastaj, nëse duhet shoshitur, shikon në “prej nga është”.
Historia kombëtare duhet të jetë pjesë përbërëse e ligjërimit fetar. Kombi shqiptar ka dhënë dijetarë të mëdhenj, jo vetëm botës perëndimore, por edhe Lindjes islame. Është e papranueshme nëse nëpër xhamitë tona nuk shpjegohet sa duhet historia e kombit. Në mungesë të njohurive eventuale të imamit mund të thirren historianë profesionalë dhe të shpjegojnë madhështinë e së kaluarës sonë.
Në nëntor të vitit të kaluar ne patëm lëshuar një qarkore që përgjatë muajit nëntor, në të gjitha xhamitë që i mbulon KBI në Gjilan të shpjegohej historia e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e flamurit kombëtar. Enkas për këtë muaj ne patëm përgatitur afër 20 faqe material, mbase për promovimin e kësaj dite të madhe. Haxhinjëve të vitit 2012 u patëm shpërndarë certifikata të haxhit enkas për vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë.
Kuptoj, feja islame sikur çdo fe tjetër, hiq atë çifute, është fe universale. Ajo është më gjithëpërfshirëse sesa një përkufizim gjeografik i një shteti apo kombi. Mirëpo, universaliteti i fesë këtu nuk duhet të nënkuptoj lënien pas dore të nuancave kombëtare. Do të kisha propozuar që krahas lutjes për gjithë besimtarët e botës, në fund të ligjëratave, sidomos nëpër xhami, të lutet Allahu për mirëqenien e popullit tonë, për shtetin dhe udhëzimin e udhëheqësve. Jam mase i bindur se Bashkësia Islame të Kosovës e ka parasysh këtë moment kaq të rëndësishëm.
Në plan-programet e medreseve, krahas lëndës së “imamatit”, duhet të figurojë edhe lënda e retorikës e cila ndihmon në përgatitjen e kuadrove në fushën e ligjërimit. “Imamati” që sot është lëndë mësimore e medresesë, konsiderohet lënda e fundit për nga rëndësia, andaj ajo duhet ndryshuar dhe plotësuar me tema të nevojshme për kohën. Edhe në Fakultetin e Studimeve Islame duhet të mësohet lënda e retorikës. Retorika si pjesë e logjikës, e që as kjo nuk figuron, duhet të ishte pjesë përbërëse e sistemit arsimor të FSI-së. Këto dy disiplina kanë për të ndihmuar shumë ligjëruesit e ardhshëm.
Nëse ligjërimi fetar in-formon kulturën fetare tek dëgjuesi, atëherë përmbajtja e kësaj kulture duhet të jetë e ngjeshur detyrimisht edhe me historinë e kombit. Ligjërimet fetare sot më shumë se asnjëherë më parë duhet të fokusohen mbi gjendjen e rëndë të njerëzve të këtij nënqielli. Ato duhet të jenë të kapshme edhe për rininë, të jenë frymëzuese dhe thesar me mësime nga përvojat e popujve në tranzicion, që patën ditë të vështira, por që ditën t’i tejkalojnë.
Feja është e zbritur për njerëzit, ajo duhet të vihet në shërbim të tyre, por pa i dhënë vetes të drejtë të përzihet në punën e shtetit e as aty ku nuk është përgjegjësi e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker