Ramazani është muaji i vëllazërisë, i dashurisë dhe i solidaritetit islam
Ramazani është muaji i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit; muaji i nëntë i kalendarit mysliman të hixhrit, i cili llogaritet sipas Hënës dhe jo sipas Diellit.
Agjërimi i Ramazanit fillon çdo vit 10 ditë më herët ose, gjatë vitit të brishtë, 11 ditë më herët se ai i mëparshmi. Kështu, çdo ditë e vitit në një periudhë të caktuar mbulohet me agjërim, transmeton Telegrafi.
Abstenimi nga ushqimi, pijet, mendimet dhe veprat e këqija
Gjatë Ramazanit, të gjithë myslimanët në botë abstenojnë nga ushqimi, pijet, mendimet dhe veprat e këqija nga mëngjesi (syfyri) deri në mbrëmje (iftari). Nga ata gjithashtu pritet që sa më me besnikëri të pasojnë mësimet e Muhamedit, gjë që përfshijnë edhe përpjekjen për marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve. Rëndësi i kushtohet pastërtisë së mendimit dhe veprave.
Sipas profetit Muhamed, së bashku me ngrënien dhe pirjen, këto gjëra e prishin agjërimin: gënjeshtra, sharjet, thashethemet, shpifjet dhe shikimi i pasionuar. Nëse hahet apo pihet diçka në harresë, nuk e prish agjërimin, me kusht që besimtari ta ndërpresë atë sapo t’i kujtohet agjërimi.
Nga ana tjetër, nëse nga pakujdesia gëlltitet vetëm një pikë uji gjatë abdesit (larja rituale para namazit) ose larjes, agjërimi prishet automatikisht. Në këtë mënyrë, Islami e dallon neglizhencën nga pakujdesia.

Nata e Fatit
Besohet se me fillimin e muajit të Ramazanit hapen dyert e Xhenetit (parajsës), dyert e Xhehenemit (ferrit) mbyllen dhe shejtanët (djajtë) lidhen me zinxhirë. Besohet se nata e 27-të e Ramazanit (Laylat al-Qadr) është nata më e rëndësishme e vitit, sepse pikërisht gjatë asaj nate filloi shpallja e Librit të Shenjtë Kuranit. Prandaj Nata e Kadrit është nata e përcaktimit, nata e fatit, prandaj thonë se vlera e saj është “më shumë se një mijë muaj në të cilët nuk ka natë të tillë”.
Fjala është për natën kur engjëjt (meleqet), me lejen e Zotit, zbresin në tokë dhe përmbushin dëshirat e vdekatarëve dhe u falin mëkatet e vogla, me kusht që ta kalojnë atë në adhurim (duke besuar dhe shpresuar).
Për Ramazanin thuhet se është “mysafiri më i dashur” në çdo shtëpi myslimane dhe vlen më shumë se një mijë muaj të tjerë. Agjërimi është manifestim i fshehtë i besimit dhe për këtë është i veçantë sepse, thonë ata, në të nuk ka hipokrizi.
Besohet se gjatë agjërimit njeriu merr disa nga cilësitë e Zotit, nuk ha, nuk pi dhe nuk ka nevojë për to. Kur agjërojnë, besimtarët e dinë se po e bëjnë këtë për hir të Zotit dhe se ai i shpërblen veçanërisht për këtë. Ngrënia dhe pirja lejohen gjatë natës.
Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka katër dimensione – shpirtërore, morale, solidare dhe shëndetësore. Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.
Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u përshtaten detyrimeve fetare, transmeton Telegrafi.
Gjatë netëve të Ramazanit, tubimet familjare janë të shpeshta dhe tryezat janë plot me ushqime të ndryshme nga kuzhina tradicionale myslimane.
Pas agjërimit 30-ditor të Ramazanit, fillon Fitër Bajrami treditor, i cili konsiderohet një festë e madhe në Islam. Këto janë ditët kur besimtarët, të kënaqur me detyrimet e përmbushura ndaj Zotit, u kthehen jetës së përditshme.
Agjërim të lehtë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit