Çka kërkohet në Google më shumë nga qytetarët e Maqedonisë?

Në Maqedoni qasje në internet kanë 84 përqind e amvisërive ndërsa 78 përqind e popullsisë shfrytëzon internet, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik për tregun e komunikimit elektronik të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).
We are social dhe Hootsuite kanë përpiluar një raport për çdo shtet dhe për çdo shërbim online në veçanti .
Këtë herë, Telegrafi Maqedoni ju sjell raportin e kërkimeve në Google nga e gjithë Maqedonia.
Rangimi është bërë me "index", i menaxhuar nga Google Trends. Rezultatet janë nxjerrë në janar të këtij viti dhe vlejnë për gjithë vitin 2018.
Agregatorët e lajmeve gjithashtu janë të kërkuar në listën e kërkimeve për Google. Faqet për shit-blerje, gjithashtu janë në mesin 20 top kërkimeve.
Parashikimi i motit (Weather) dhe shërbimi i autobusve në Shkup (JSP) përbyllin listën e top kërkimeve në Google për vitin 2018 në Maqedoni. /Telegrafi/










































