LAJMI I FUNDIT:

Çka ka të re te Liria?

Çka ka të re te Liria?

Në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, skuadra e Lirisë i nisi grumbullimin e parë, përkatësisht startoi me përgatitje për edicionin pranveror të stinorit 2015/16.

Paraprakisht Erxhan Dana, drejtor në emër të bordit ka uruar futbollistët për nismë të mbarë dhe ka folur për objektivat si dhe përgatitjet që do të bëhen.

“Do të ofrojmë kushte maksimale, në mënyrë që skuadra të rikthehet fuqishëm me lojë dhe rezultate. Ne, si bord do të jemi afër shtabit teknik dhe lojtarëve për të arritur sukses dhe që sa më parë të ikim nga pjesa e poshtme e tabelës. Ne kemi kualitet dhe shpresoj që krahas kësaj të na përcjell edhe fati”, ka thënë Dana.

Ndërkaq, kryetrajneri Erdogan Celina tha se Lirinë e pret një punë e vështirë. “Na pret punë e vështirë, duke ditur që pranvera zakonisht është më e vështirë. Por, me përkrahjen e bordit, tifozëve si dhe me punë profesionale dhe kualitetin që kemi, Liria do t’ia dalë’, tha Celina.