Kur arteriet koronare ngushtohen (arteriet që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës), atëherë është e logjikshme që muskulit të zemrës t’i sigurohet rrjedhë e papenguar gjaku. Kjo është domosdoshmëri për t’i siguruar një individi jetë kualitative (dhe më të gjatë). Nëse nuk ndërmerret diç, është e besueshme që ai individ (me ngushtim të arterieve koronare) do të ketë dhimbje gjoksi gjatë ngarkesës fizike. Me fjalë tjera, do të shfaqet angjina e cila do të kufizon aktivitetin fizik dhe qartë do të zvogëlon kualitetin e jetës
Dr. Tefik Bekteshi
Kardiolog
I njëjti person do të jetë i rrezikuar që vendi i ngushtuar të mbyllet plotësisht, si pasojë, muskuli i zemrës do të ketë dëmtim të pakthyeshëm. Me fjalë tjera, vjen deri te infarkti i zemrës, apo vdekja e muskulit. Nga ky moment zemra nuk do të jetë më kurrë si më parë! Rrjedh se esenca e problemit është të ruhet muskuli i zemrës.
Hap i domosdoshëm – koronarografia
Në fillim u tha se është logjikshëm që muskulit të zemrës duhet siguruar gjak kur arteria që duhet të bëjë këtë – ngushtohet. Si të arrihet kjo? Mjekësia, sot, ofron mundësi të shumta. Hapi i parë është të përcaktohet ku janë të lokalizuara ngushtimet, sa janë të shpërndara, çfarë dëmtimesh potenciale mund të japin, etj. Kjo u bë e mundshme që nga viti 1962 kur Dr. Mason Sones raportoi për metodën e quajtur koronarografia selektive.
Me këtë procedurë bëhet i dukshëm lumeni i arterieve koronare duke injektuar materialin që jep kontrast gjatë incizimit me rreze të Rëntgenit. Me fjalë tjera, koronarografia është hartë e arterieve të zemrës dhe është bazë për planifikim e mënyrës si t’i qasemi problemit.
Pas koronarografisë, bëhet propozimi dhe merret vendimi
Pas koronarografisë janë “në lojë” disa opsione:
1. Në arterie koronare nuk ka ndryshime dhe simptomat apo ndryshimet në EKG që kanë qenë shkak për t’u realizuar koronarografia, duhet shpjeguar në mënyrë tjetër – jo me sëmundje koronare.
2. Arteriet kanë ndryshime, ngushtimet e tyre nuk komprometojnë muskulin e zemrës. Arteriet mund të zhvillojnë rrjetë të dendur komunikimesh (në mjekësi quhen kolaterale) njëra me tjetrën. E mira e këtyre kolateraleve është se mundësohet që gjaku të vjen në muskulin e zemrës nga disa arterie, prandaj mbyllja eventuale e një arterie nuk do të dëmton muskulin. Në këtë rast më së shpeshti rekomandohen barnat dhe aktiviteti fizik, si dhe largimi i të gjithë atyre faktorëve me ndikim të keq në sëmundje koronare (p.sh. duhani).
3. Ndryshimet në arterie mund të janë aq të avancuara dhe dëmtimet e muskulit aq të mëdha saqë mundësit e çfarëdo intervenimi në vetë arterie koronare do të ishte iluzore dhe kontraproduktive. Në këto raste pacientit mund t’i propozohet mjekim intensiv me barna apo edhe transplantimi i zemrës.
4. Kur ekziston një apo më shumë ndryshime në arterie koronare, të lokalizuara mirë dhe të përshtatshme, zakonisht zgjidhet ndonjë nga metodat e angjioplastikës përmes kateterit. Kjo do të thotë se arteria koronare do të riparohet pa operim. Përmes kateterit (tubi të hollë) do të futen mjete të ndryshme në arterie. Me këto mjete do të bëhet rihapja e lumenit të arteries. Kjo më së shpeshti nënkupton vendosjen e rrjetës metalike, stentit në vendin e ngushtuar. Stenti ka për “detyrë” që të mbajë arterien e hapur. Pacienti duhet pas të qartë se stenti nuk kryen gjithmonë detyrën si duhet. Mund të vjen deri te ringushtimi i arteries për një kohë të caktuar! Sa më shumë stente që të vendosën, besueshmëria e ringushtimit do të rritet.
5. Nëse vendet e ngushtuara janë të papërshtatshme për angjioplastikë, nëse numri i tyre është i madh (çka do të thotë se duhet vendosur shumë stente), apo ka ndonjë faktor tjetër i cili pamundëson angjioplastikën, atëherë mund të vendosët për intervenim kirurgjik – by pass aorto-koronar. Një vendim të tillë mund të bënë edhe vet pacienti nëse pas bisedës dhe informimit për përparësitë dhe mungesat e procedurës të angjioplastikës apo të by passit duhet zgjidh njërën apo tjetrën. Vendimet për mënyrën e mjekimit më së shpeshti i bien Konsiliumi i përbërë nga kardiologët dhe kardiokirurgët. Në të vërtet Konsiliumi bënë propozimin, vendimin definitiv e bien vet pacienti – dhe këtë kurrë nuk duhet harruar! Këtu qëndron edhe rëndësia e edukimit në këtë fushë dhe informimi i drejtë i pacientit!
Bypass i njëfishtë
Çka është bypass-i aorto koronar?
Bypass-i aorto-koronar apo urëzimi është procedurë në të cilën arteriet dhe venat shfrytëzohen për të ndërtuar ura në mes aortës (arteries më të madhe të organizmit) dhe arterieve koronare (që ushqejnë zemrën). Urat e krijuara nga arteriet (arteria radiale, arteria e dorës; arteria mamare e brendshme, arteria nga gjoksi) dhe venat (kryesisht nga këmbët) i mundësojnë zemrës që të ushqehet me gjak.
Zemra ka dy arterie të mëdha, të majtën dhe të djathtën. Këto kanë degë të shumta, i ngjajnë trungut me degë. E rrethojnë zemrën duke i ofruar gjak. Kur arteria ngushtohet, gjaku mund të vjen nga bajpasi (ura) në mes aortës dhe pjesës së arteries që gjendet nën ngushtim. Pra, bajpasi nuk ka të bëjë me vendin e ngushtuar në arterie dhe sëmundjen aterosklerotike. Ai mundëson që zemra të ushqehet me gjak të mjaftueshëm përsëri.
Në operime kardiokirurgjike përdorët makina zemër–mushkëri. Kjo makinë mundëson “punën e rehatshme” të kirurgut. Një periudhë kohore zemra dhe mushkëritë ndalën së punuari, rolin e tyre e merr makina. Kirurgu e kryen punën e vetë, bënë urëzimin e planifikuar (një, dy apo më shumë bypass-e), rikthehet funksioni i zemrës dhe mushkërive, mbyllet kraharori.
Sot, së paku gjysma e bypass operimeve realizohen pa makinë zemër-mushkëri. Një numër realizohet me anë të robotit. Përparimet në fushë të anesteziologjisë kanë bërë të mundur që pacienti të operohet pa anestezion të përgjithshëm. Duhet thënë se ekzistojnë avantazhe dhe disavantazhe të çdo metode operative.
Bypass-i i planifikuar ka vdekshmëri 1%. Faktor kryesor i rritjes së vdekshmërisë është gjendja e ventrikulit të majtë (funksionit të zemrës si pompë gjaku). Me fjalë tjera, nëse zemra është e dëmtuar, nëse funksioni i ventrikulit të majtë është i zvogëluar, kjo do të thotë se rritet rreziku operativ dhe postoperativ.
Cilat janë komplikimet e mundshme?
Gjatë dhe pas intervenimit mund të zhvillohet infarkt i zemrës, për shkak të mbylljes së bypass-it. Problemet me frymëmarrje dhe me veshka mund të dalin në “plan të parë”. Infeksionet janë të rralla, por gjakderdhja e paparashikuar ndodhë në 2-4% të rasteve. Çrregullimet e ritmit në periudhën postoperative janë të shpeshta, deri 20-30%.
Pacienti mund të zhvillon çrregullim të trurit, më së shpeshti pikë në tru, afërisht në 1% të rasteve, më shpesh te ata mbi 65 vjet, sidomos te ata që kanë pas pikë në tru më parë. Mjerisht, ndodhë që aksidenti trunor të jetë i rëndë dhe pacienti të mos zgjohet kurrë nga koma.
Dalja nga spitali
Pas intervenimit kirurgjik (bypass-it), pacienti qëndron në njësinë intensive të kujdesit postoperativ, zakonisht një ditë. Menjëherë fillon rehabilitimi: ushtrimet e frymëmarrjes, ecja, etj. Parimisht, pacienti vazhdon rehabilitimin në shtëpi pas 5-10 ditësh, por edhe më herët nëse kushtet shtëpiake janë të mira. Pacienti duhet të jetë në kontroll të mjekut ordinues i cili do të zvogëlojë gradualisht terapinë dhe do të përgatisë pacientin për rikthim të plotë në shoqëri.
Bypass-i bëhet që pacienti të ketë jetë të gjatë dhe kualitative! Nuk duhet harruar që sëmundja ekziston edhe më tutje. Për ta kontrolluar sëmundjen e arterosklerozës pacienti edhe pas bajpasit duhet kontrolluar faktorët e rrezikut: pirjen e duhanit, shtypjen e lartë të gjakut, diabetin, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak dhe duhet shtuar aktivitetin fizik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian