Organizata joqeveritare “Civil” ka reaguar ndaj intensitetit në rritje të lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes në media dhe rrjetet sociale.
“Ne kemi më shumë se arsye të mjaftueshme për të argumentuar se intensifikimi i transmetimit të lajmeve të rrejshme dhe gjuhës së urrejtjes është pasojë e veprimeve shkatërruese të strukturave të caktuara politike në vend. Ne kërkojmë që partitë politike t’i japin fund këtij stili të komunikimit publik dhe të ndryshojnë mënyrën se si ata kryejnë fushata politike.
Gjatë monitorimit të vazhdueshëm të proceseve politike dhe ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Civil vëren se disa subjekte politike dhe media nën kontrollin e tyre as nuk shfaqin një kulturë minimale politike dhe as tregojnë një qëllim për të zhvilluar një konkurs të drejtë dhe të justifikuar politik. Përkundrazi, ekziston një tendencë për të shfrytëzuar çdo mundësi, përfshirë fundjavat dhe pushimet, për të derdhur lumenj urrejtje dhe gënjeshtra në komunikimin publik, në mënyrë që të arrihet avantazh politik në kontekst zgjedhor ose në ndonjë kontekst tjetër”, thuhet në deklaratën e Civil.
Nga atje thkesojnë se është plotësisht e papranueshme dhe meriton çdo dënim! Civil-i gjithashtu nxit institucionet përkatëse të jenë më të fuqishëm dhe më proaktiv në monitorimin dhe sanksionimin ligjor të propagandës së zezë, lajme të rreme dhe gjuhës së urrejtjes. CIVILi kërkon nga institucionet të mbrojnë si autoret dhe autorët e analizave, kolumnave, artikujve informues dhe hulumtimeve në media dhe OJQ. Edhe ata kanë të drejtë mbrojtjeje! Më tej, Civil-i i bën thirrje publikut, të gjithë qytetareve dhe qytetarëve, të ndjekin me kujdes dhe kritikë mediat dhe mediat zëdhënëse të partive politike.
“Çdo përmbajtje manipuluese dhe burimi i përmbajtjes së tillë duhet të refuzohet me vendosmëri dhe haptazi, dhe të mos shumëzohet. Komentet për një përmbajtje të tillë janë të tepërta, dhe veçanërisht gjuha e urrejtjes në përgjigje të përmbajtjes së tillë vetëm përkeqëson tensionet dhe uljen e nivelit. Njëkohësisht, organizata kujton edhe një herë se qytetarët kanë mundësinë të përfshihen në luftën kundër fenomeneve devijante në komunikimin publik. Në uebfaqen Objektivi Qytetar ekziston një pjesë e veçantë- Paraqit- ku mund të raportoni lajme të rreme ose gjuhë të urrejtjes. Pretendimet për korrupsion, si dhe të drejtat dhe liritë e njeriut nga të gjitha llojet, janë përfshirë në të njëjtin seksion. Shpesh ndodh të ketë më tepër elemente, kështu që ata që duan të përfshihen në monitorim nuk janë të sigurt se në cilën kategori duhet të raportojnë rastin.”Me rëndësi është të paraqitni, të merrni pjesë, për klasifikimet dhe analizat ka kush kujdeset”, shpjegojnë nga Civil.
Pjesëmarrja e qytetarëve në luftën kundër fenomeneve dhe praktikave që kërcënojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit janë thelbësore!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze