LAJMI I FUNDIT:

City përgatitë ofertë të parefuzueshme si për Haalandin ashtu edhe për Borussia Dortmundin

City përgatitë ofertë të parefuzueshme si për Haalandin ashtu edhe për Borussia Dortmundin

Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Ylli norvegjez ka shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmund dhe është objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane.

Chelsea, Real Madrid, Manchester United, Juventus, Barcelona e Paris Saint Germain janë disa nga skuadrat e interesuara.


Por së fundmi fuqishëm në garë është futur edhe lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City.

Mediat angleze kanë raportuar se City është duke përgatitur një ofertë shokuese si për lojtarin ashtu edhe për Borussia Dortmund.

Haaland ka një klauzolë largimi prej 70 milionë eurove, por ajo futet në fuqi vetëm në vitin 2022.

Kësisoj City është duke dashur transferimin e tij në verë për ta zëvendësuar Kun Agueron që pritet të largohet si lojtar i lirë.

Manchester City është gati t’i ofrojë plot 114 milionë euro Dortmundit për transferimin e norvegjezit.

Nga ana tjetër për lojtarin është bërë gati një kontratë që nuk mund të refuzohet aq lehtë.

City është gati t’i ofrojë kontratë pesë vjeçare norvegjezit me pagë prej 500 mijë eurove në javë, apo dy milionë euro muaji që do ta bënte atë njërin nga lojtarët më të paguar në botë.

Në rast se pranon ofertën e Cityt, Haaland do të ketë një pagë vjetore prej 24 milionë eurove në vit, pa përfshirë bonuse të ndryshme.

20-vjeçari është një makinë e golave, ku në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori