Manchester City stoikisht ka mbajtur pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier duke mposhtur WBA-në në udhëtim me rezultat 3-2.

City pas 10 minutash lojë kaloi në epërsi me anë të Leroy Sane, pas asistimit të Fernandinhos.


Rodriguez u përgjigj pas tri minutash duke barazuar në 1-1.

Kjo nuk i pëlqeu Fernandinhos, i cili në minutën e 15-të shënoi për 2-1.

Deri në fund të pjesës së parë mbretëroi qetësi në këtë takim.

Raheem Sterling në minutën e 64, tri minuta pas inkuadrimit shënoi për 3-1.

Philips ngushtoi në minutën e 90+2' rezultatin për 3-2, por vetëm sa për statistika.

Tash City ka 28 pikë me fitoren e nëntë, pa humbje ende këtë edicion, e me një epërsi prej 5 pikësh ndaj Unitedit në krye të tabelës së Ligës Premier.

/Telegrafi/

telegrafi sport app