Me 11 dhjetor, Cineplexx feston ditëlindjen e dytë, ku të gjitha biletat 2D, 3D dhe VIP do të jenë vetëm 1,99 euro. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si : "Creed 2", "The Nutcracker", "Robin Hood",  "The Grinch" e shumë të tjerë, me super çmim 1,99€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë 11 dhjetorit:


1 0

Sylvester Stallone dhe Michael B. Jordan rikthehen në pjesën e dytë të filmit “Creed”. Nën mbikëqyrjen e Rocky Balboa, kampioni i sapo kurorëzuar Adonis Creed, përballet me Viktor Drago, të birin e Ivan Drago.

3 0

Një vajzë e re transportohet në një botë magjike të ushtarëve prej xhenxhefili dhe një ushtrie minjsh. Me aktorët: Keira Knightley, Mackenzie Foy, Matthew Macfadyen, Helen Mirren, Morgan Freeman, ky film po cilësohet si filmi më i mirë për festat e fundvitit këtë vit.

2 0

Nga krijuesit e “ The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit” vjen filmi më i ri “Mortal Engines” Një grua e re misterioze me emrin Hester Shaw bashkohet me Anna Fang, një vajzë e rrezikshme dhe Tom Natsworthy, një i dëbuar nga Londra, për të udhëhequr një rebelim kundër një qyteti grabitqar gjigand mbi rrota.

4 0

Robin Hood me aktorët Taron Egerton, Ben Mendelsohn, Jamie Dornan, Jamie Foxx zhvillohet kur një luftar i kryqëzatave dhe komandanti “Moor” ngritin një revoltë të guximshme kundër mbretërisë së korruptuar angleze. Trailerin mund ta shikoni më posht:

5 0

Sa i përket karakterit të njohur jo vetëm nga fëmijët, mirëpo e gjithë bota, historia e “The Grinch” filloi qysh në vitin 1957, në librin “How the Grinch stole Christmas” nga Dr. Seuss. Versioni i vitit 2018 është versioni më modern i “The Grinch” i krijuar me teknologjinë më të avancuar të animacionit, i cili shfaqet në 2D dhe RealD 3D.

Cineplexx gjithashtu do të shfaqë edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Listën e plotë, si dhe oraret për të gjithë filmat mund t'i gjeni KËTU.

Nxitoni t’i blini biletat më herët, çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx! /Telegrafi/