Çiljeta Xhilaga ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan” gjatë së premtes, ku për një moment, moderatorja Rudina Magjistari e bëri për ujë të ftohtë.

Ndërkohë që diskutonin për “herët e para” të Çiljetës dhe momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së saj, Rudina përmendi dashurinë e saj të parë.


Këngëtares në atë çast i ngriu buzëqeshja pasi moderatorja u shpreh se do ta shihnim dashurinë e saj të parë në një insert.

Me zemër të ngrirë, Çiljeta sheh në ekran dhe fillon të qeshë me të madhe kur sheh se dashuria e saj e parë ishte pikërisht Ricky Martin. Merr frymë Çiljeta!