LAJMI I FUNDIT:

Çiljeta: Femrat e bukura janë shumë më xheloze (Video)

Çiljeta: Femrat e bukura janë shumë më xheloze (Video)

Lidhja e Çiljeta Xhilagës me portierin shqiptar, Alban Hoxha, vazhdon të jetë temë në media, ndërsa këngëtarja nuk u shpëton pyetjeve rreth tij gjatë intervistave apo pjesëmarrjeve në emisione të ndryshme.

Tashmë romanca e saj me portierin e skuadrës së Partizanit dhe Kombëtares shqiptare  nuk është vetëm spekulim, ashtu që pyetjet bëhen në një nivel tjetër.

https://www.instagram.com/p/BaM1y73BYQJ


Njëra prej temave gjatë pjesëmarrjes së Çilit në emisionin Top Show ka qenë edhe xhelozia e partnerëve.

Çiljeta, protagoniste në një film të zhanrit thriller (Video)
Lexo po ashtu Çiljeta, protagoniste në një film të zhanrit thriller (Video)

Duke e konsideruar një femër të bukur, këngëtares i është bërë një pyetje se a janë xheloze femrat e bukura.

Në përgjigjen e saj, ajo ka thënë se të gjitha femrat janë xheloze dhe se ky rregull vlen edhe për femrat e bukura.

“Të jesh një femër e bukur, nuk do të thotë që s’je njeri normal në jetën e përditshme apo të mos jesh xheloze”.

“Femrat e bukura janë më tepër xheloze se femrat normale”, ishte mes tjerash përgjigja e saj.

https://www.instagram.com/p/BYWNd8aB-88

Kujtojmë që Çiljeta është nënë e një djali nga një lidhje e mëparshme. /Telegrafi/