Kanali PhoneBuff në YouTube krahasoi iPhone 14 Plus dhe Nothing Phone të ri (2) në shpejtësinë e punës së aplikacioneve të ndryshme.
Youtuberët përdorën një krah robotik për të arritur një krahasim më të saktë, duke eliminuar ndikimin e faktorit njerëzor, transmeton Telegrafi.
Telefonat inteligjentë përdornin vazhdimisht një sërë aplikacionesh dhe lojërash, me Nothing Phone (2) që performonte pak më mirë se modeli më i shtrenjtë iPhone 14 Plus në këtë krahasim.
PhoneBuff beson se konkurrenti kryesor i Nothing Phone (2) është telefoni iPhone 14 Plus, andaj i kanë krahasuar dy modelet, me çmimin e ri Nothing që në treg fillon me 649 euro dhe modeli në video që është përdorur për këtë test është Phone (2) 12+256 GB çmimi i të cilit është 729 euro.
Nga ana tjetër, iPhone 14 Plus tashmë është një vjeçar i Apple, i cili aktualisht mund të blihet me një çmim të rregullt prej rreth 1290 euro, përkatësisht modeli 128 GB që është përdorur në test.
Pra diferenca e çmimeve në tregun evropian është më e madhe se në tregun amerikan dhe çmimet e përmendura në video.
Nothing Phone (2) e përfundoi këtë test i pari, me një kohë 2:50, dhe iPhone gjashtë sekonda më vonë. Në jetën reale, një ndryshim i tillë ndoshta nuk është i dukshëm, por tregon se inxhinierët e markës relativisht të re Nothing bënë një punë të mirë me pajisjen.
Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se Nothing Phone (2) përdor procesorin Snapdragon 8 Plus Gen 1, i cili dikur konsiderohej lider, dhe tani është Snapdragon 8 Gen 2. Megjithatë, edhe me atë çipin më të vjetër, ai arriti të fitojë këtë test shpejtësie.
Çipi që fuqizon iPhone 14 Plus është A15 Bionic i vetë Apple. Duhet të theksohet se pajisja Nothing ka dy herë më shumë RAM: 12 GB kundrejt 6 GB për iPhone 14 Plus.
Në të kaluarën, falë optimizimeve që sjell iOS, iPhone-ët pothuajse gjithmonë kanë mposhtur konkurrentët e tyre kryesorë Android, pavarësisht nga RAM-i.
“Të fitosh teste të tilla shpejtësie kundër iOS është një arritje e vërtetë”, “u befasova vërtet nga performanca e Nothing Phone 2 para se të shikoja videon mendova se do të fitonte iPhone 14 plus”, “mbresëlënëse”, “performanca shumë mbresëlënëse e Nothing Phone 2 që është më i lirë se iPhone 14 Plus”, janë disa nga komentet poshtë videos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania