LAJMI I FUNDIT:

Cili prej ministrave të rinj të BDI-së nuk e di gjuhën maqedonase?

Cili prej ministrave të rinj të BDI-së nuk e di gjuhën maqedonase?

Ministri i ri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi dhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi nuk e dinë gjuhën maqedonase. Të paktën kështu qëndron në biografitë e tyre zyrtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pyetja mbetet sesi do të komunikojnë me publikun, qytetarët, ose do të duhet të punësojnë ndonjë përkthyes.
Qëndron edhe pyetja sesi do t’i lexojnë dokumentet, ligje, rezolutat, vendimet dhe kështu me radhë ku edhe ato janë në gjuhën maqedonase. /Telegrafi/