Ndotja e ajrit gjatë dimrit, po tejkalon deri 300 herë mesataren e lejuar. Duke marrë këtë parasysh, studentët e Kolegjit Universum së bashku me profesor Durim Gjoshin, në kuadër të departamentit të Shkencave Kompjuterike ndërtuan pajisjen për matjen e cilësisë së ajrit, ku kanë përgatitur edhe një studim lidhur me gjendjen e ajrit në Komunën e Gjakovës.

Ky projekt i cili është një tjetër përpjekje nga Kolegji Universum për t’i shërbyer komunitetit në Gjakovë, synon të shpalosë rëndësinë e matjes së kualitetit të ajrit në raport me efektet mbi shëndetin e banorëve.


Kualiteti i Ajrit ne Komunen e Gjakoves. 3 1

Studimi i kualitetit të ajrit u bë duke shqyrtuar disa faktorë të ndryshëm dhe relevantë siç janë: temperatura, shtypja, niveli i tymit, niveli i monoksid karbonit etj.

Të gjithë këta pjesëmarrës të ajrit u maten për të ofruar një pasqyrë lidhur me ndikimin e tyre mbi shëndetin e qytetarëve të komunës së Gjakovës. Kjo u realizua përmes teknologjisë moderne të sensorëve.

Niveli i kualitetit të ajrit është një temë relativisht e paprekur në tërë Kosovën dhe e njëjta vlen edhe për komunën e Gjakovës.

Në këtë mënyrë, është vitale që të mendojmë për këtë problematikë.

Kualiteti i Ajrit ne Komunen e Gjakoves. 2

Bazuar në një studim të Ministrisë së Mjedisit të Zelandës së Re, njeriu thith rreth 14000 litra ajër në ditë duke u ekspozuar para shumë rreziqeve potenciale. Ajri i ndotur mund të ketë efekt posaçërisht negativ tek fëmijët, të moshuarit, ata që kanë probleme me frymëmarrje, me zemër etj.

Duke u familjarizuar me shkallën e ndotjes, ne sadopak vetëdijësohemi dhe rrisim mundësinë për luftim të suksesshëm të këtij fenomeni.

Efekti i sëmundjeve, vdekjeve të parakohshme dhe uljes së nivelit të produktivitetit në punë ndikon pothuajse drejtpërdrejt në ekonominë tonë duke rritur rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje.

Kualiteti i Ajrit ne Komunen e Gjakoves. 1 e1516781828483

Përfundimisht, iniciativa e profesorëve dhe studentëve të Kolegjit Universum për studimin e kualitetit të ajrit përbënë një përpjekje reale për t’i kontribuar direkt mirëqenies së qytetarëve në Komunën e Gjakovës, së pari duke bërë sensibilizimin e tyre për rëndësinë e temës në fjalë e më pas duke ju ofruar të dhëna të cilat më vonë do dhuronin rezultate praktike shumë të dobishme.

Për të parë cilësinë e ajrit në Gjakovë, vizitoni web-faqen: https://ame.jointdots.com/

Për më shumë informata, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kolegji Universum, është Inovativ!

Artikull i Sponzoruar