Prejse Osama bin Laden ka përdorur fjalën “xhihad” për të përshkruar sulmet e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara, fjala e lashtë arabe është ngarkuar me kuptimin më të errët të mundshëm.
Në dekadën që ka pasuar, “xhihadi” është përdorur gjerësisht nga jomyslimanët dhe myslimanët si stenografi për luftën islamike kundër Perëndimit, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Me paratë e tij dhe donacionet nga mbështetësit, Ahmed Rehab, drejtor i Zyrës në Chikago të Këshillit për Marrëdhënie Arabe, ka nisur një fushatë e cila promovon një kuptim më pak të njohur të fjalës “xhihad” – atë të “luftës për një vend më të mirë, të përmirësimit të jetës dhe të bërit të asaj që duhet bërë e jo që është e lehtë”.
Reklamat, të cilat janë shfaqur nëpër autobusë dhe trena të Chikagos, San Franciskos dhe Washingtonit, nxjerrin imazhe të amerikanëve myslimanë të qeshur. “Xhihadi im është të mbes e arsyeshme, me gjithë orarin tim të ngarkuar”, thotë një grua e veshur me hixhab. “Xhihadi im është të ec përpara, pavarësisht humbjes së djalit”, thotë një nënë me fotografinë e të birit në duar. “Xhihadi im është të mos heq kurrë dorë nga përpjekjet e mia”, thotë në anën tjetër një biznesmen me mjekër.
Reklamat pasqyrojnë kuptimin që Rehab thotë se e ka mësuar nga gjyshja e tij – një grua që ka qenë e paralizuar dhe që ka qëndruar për kohë të gjatë në shtrat.
“Kur e pyesja se si ia del, ajo thjesht thoshte: ‘Djali im, është xhihadi im’”, kujton Rehab.
Ai thotë se fushata e tij u drejtohet edhe myslimanëve që u kanë dorëzuar fjalën ekstremistëve, edhe jomyslimanëve të cilët janë të pavetëdijshëm se “lufta fetare” është vetëm një përkufizim i ngushtë.
Fushata mban sloganin: “Rimarrja e islamit nga ekstremistët myslimanë dhe jomyslimanë”.
Ahmed al-Rahim, profesor i studimeve islamike në Universitetin e Virginias, thotë se ekstremistët myslimanë, të cilëve iu referohet fushata, janë salfistë xhihadistë – myslimanë sunitë, të cilët besojnë se dhuna është e justifikueshme për të arritur objektivat e tyre politike.
“Janë ata që bëjnë një interpretim të veçantë të islamit. Ata janë të dhunshëm”, thotë al-Rahim.
Rehab, në anën tjetër, thotë se myslimanët e moderuar “kanë qëndruar jashtë debatit” dhe kanë lejuar që ai të rrëmbehet nga dy ekstreme, të cilat kanë përcaktuar se si Perëndimi duhet ta shohë islamin dhe si myslimanët duhet ta shohin Perëndimin.
“Nuk ka asnjë përçarje të natyrshme. Ja, unë jam dëshmitar i kësaj – një amerikan mysliman, i cili e do shumë Amerikën dhe e praktikon shumë besimin, ndërsa xhihadin e sheh si diçka që do të bënte për ta bërë Amerikën një vend më të mirë”, thotë Rehab.
Një grup tjetër, për të cilin Rehab thotë se ka vjedhur fjalën “xhihad”, përfaqësohet nga njerëz si Pamela Geller, e cila pajtohet plotësisht me interpretimin e ekstremistëve islamikë.
Geller, e cila udhëheq një grup anti-islamik, të quajtur Iniciativa për Mbrojtjen e Lirisë Amerikane, ka përdorur kuptimin e dhunshëm në disa reklama kontroverse që ka bërë në New York vitin e kaluar dhe këtë vit në Chikago, në përgjigje të fushatës “Xhihadi im”.
Në lidhje me Rehabin dhe mbështetësit e tij, ajo thotë:
“Ata janë duke pastruar dhe dekoruar xhihadin, si dhe duke zbutur popullin amerikan ndaj kërcënimit më të madh të sigurisë kombëtare”.
Dijetari islamik, Jamal Elias, profesor në Universitetin e Pennsylvanias, thotë se nuk ka fjalë në gjuhën angleze, ekuivalente me “xhihadin”.
“Përkufizohet në mënyra të ndryshme. Është një term që aktualisht do të thotë ‘luftë’, ndërsa në një kuptim më të gjerë ‘lufta në rrugën e Zotit’. Pra, në një kuptim më të saktë, nuk është një referencë eksplicite për ndonjë formë të dhunës, qoftë e justifikuar apo e pajustifikuar. Është një përkufizim shumë i lirshëm, i cili mund t’iu përshtatet shumë gjërave”, thotë Elias.
Në kontekstin politik, ai pranon se fjala është kuptuar gjerësisht si lloj i aktivitetit të armatosur.
“Por, kur myslimanët e kanë përdorur atë – dhe kjo është historikisht e vërtetë – e kanë përdorur shpesh si luftë për vetëpërmirësim, në një nivel personal”, sqaron Elias.
Al-Rahim thotë se shumë tekste ligjore islamike, nga periudha e Mesjetës, i referohen xhihadit si “luftë e sanksionuar fetare ose e shenjtë”, por Kurani tregon se si profeti Muhamet u ka thënë luftëtarëve të tij pas një beteje të vogël.
Kur ndjekësit e tij e kanë pyetur se përse beteja kundër të pafeve dhe paganëve ka qenë minore, Al-Rahim thotë se Profeti ka dhënë këtë shpjegim: “Xhihad më i madh është ai kundër spastrimit të vetes apo të shpirtit nga qëllimet e këqija ose një lloj i luftës shpirtërore. Pra, ka një kuptim tjetër të xhihadit brenda historisë së Islamit”, thotë Al-Rahim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?