Site icon Telegrafi

Cili është klubi më i padisiplinuar në Superligë?

Gjilani është klubi më i padisiplinuar në Superligë, sa i përket kartonëve të verdhë dhe të kuq.

Deri më tani, futbollistët e Gjilanit janë ndëshkuar 77 herë me kartonë të verdhë dhe 10 herë me karton të kuq (edhe pas dy të verdhëve).

Ndërsa klubi më i disiplinuar është Llapi, me 51 kartonë të verdhë dhe vetëm një karton të kuq.

Besfort Kosumi, prin si gjyqtari më i rreptë, i cili deri më tani ka ndëshkuar 87 herë futbollistët me kartonë të verdhë, 8 herë me të kuq dhe ka akorduar 5 penalti.

Në anën tjetër, Leutrim Mustafa, ka shpërndarë më së paku kartonë të verdhë deri tani. Ai ka nxjerrë të verdhin nga gjepi i tij vetëm 9 herë, kurse ka akorduar një penalti (kujtojmë që Mustafa është gjyqtar i ri dhe ka ndarë drejtësinë në vetëm dy ndeshje të Superligës deri tani).

Exit mobile version